Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ PSG mposht me përmbysje Manchester United në “Old Trafford”

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në Old Trafford kundër Manchester United në Grupin H.

Francezët janë hakmarrë për humbjen e pësuar në ndeshjen e parë dhe eliminimin djegës në 1/8-at e edicionit 2018/19.

Një grup që tani ka tre skuadra (United, PSG dhe Leipzig) me nga 9 pikë pas pesë javëve të para të fazës me grupe.

Ndeshja është hapur dhe është mbyllur nga Neymar. Braziliani ka zhbllokuar takimin në minutën e 6-të dhe e ka vulosur atë në të 91-ën.

Në mes, goli i barazimit të Rashford në të 32-ën dhe ai Marquinhos që ka kthyer në avantazh francezët në të 69-ën.

Sfida është vështirësuar për Djajtë e Kuq pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Fred në minutën e 70-të.

Në javën e fundit të grupit, PSG do të presë Basaksehir-in në shtëpi, ndërsa United do të luajë në fushën e Leipzig.

Related posts

Formacionet zyrtare: Juventus – Genoa

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Parma. Rezultati 2-2

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Klubi i Serisë A kërkon të huazojë Armando Brojën

Delo.autor

Leave a Comment