Futboll Kategoria Superiore Sport

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ikona e klubit sportiv Partizani

Sporti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare, ikona e klubit sportiv Partizani, Petrit Murzaku. Prej 3 vitesh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ishte në regjim shtrati.

Murzaku ka lënë pas një histori të jashtëzakonshme sportive.  Në vitet 1948-1964, për 16 vite rresht. Ai ishte sportisti universal që luajti në shumë disiplina sportive.

Legjenda shqiptare fitoi 9 herë kampionatin kombëtar të volejbollit, 4 herë kampionatin kombëtar të basketbollit, 3 herë kampionatin kombëtar të futbollit, si dhe 9 herë kampion në hedhjen e shtizës, në të gjitha si pjestar i ekipit të Partizanit. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq i ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmeve.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

NGUSHËLLIM

Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 88 vjeçare të ikonës së Klubit Sportiv Partizani Petrit Murzaku, nga një sëmundje e rëndë.

Sporti shqiptar humbet sot një mjeshtër të madh, një legjendë si Murzaku, i cili ka lënë pas një histori të jashtëzakonshme sportive.

Në vitet 1948-1964, për 16 vite rrjesht, Murzaku ishte sportisti universal që luajti në shumë disiplina sportive. Ai ka fituar 9 herë kampionatin kombëtar të Volejbollit, 4 herë kampionatin kombëtar të Basketbollit, 3 herë kampionatin kombëtar të Futbollit , si dhe 9 herë kampion në hedhjen e shtizës, në të gjitha si pjestar i ekipit të Partizanit. Ai ka zhvilluar 110 ndeshje ndërkombëtare në volejboll dhe basketboll dhe ka fituar 57 prej tyre. Pas viteve si sportist, Murzaku ishte trajneri dhe pedagogu i devotshëm, që përgatiti breza të tërë studentësh, kuadrosh e sportistësh.

Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

Lamtumirë kampioni Petrit Murzaku!

Related posts

MESFUSHORI I “TOPÇINJVE” NJË HAP LARG MILAN/ Konfirmon babai i Elneny: Priten të jenë vendimtare për…

Delo.autor

ÇFARË MREKULLIE NË “OLD TRAFFORD”/ McTominay befason të gjithë me goditjen nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Napoli nevoja ’emergjente’ në mbrojtje, Aleix Vidal shihet si alternativë e Hysaj

Q.Autor

Leave a Comment