Futboll Seria A Sport

“CONTE MË NDIHMON SHUMË KU MUND TË PËRMIRËSOHEM”/ Hakimi: Golin ia dedikoi Mohamed Abarhoun, që…

Nevojitej një mbrëmje e tillë për të anuluar skoriet e një periudhe pa fat. I duhej të gjente sërish një fanellë titullari, gëzimin për të vrapuar më shpejt se frika për të gabuar, për t’u ndier sërish një “shigjetë” e pakapshme si në atë mbrëmje të Dortmundit ku copëtoi, por edhe bëri të dashurohej, Interin. Për një mbrëmje marokeni zbeh dritën e zakonshme mbi Lukakun, sërish shënues, por edhe shpërdorues. Mungonte përshtatja e tij totale për të thënë që Interi është rikthyer vërtet i madh. “Mister 45-milionëshi” zgjodhi “San Siro”-n për dopietën e parë si zikaltër, pasi gjeti gëzimin e parë italian në transfertën e Beneventos në fund të shtatorit.

Megjithatë, nga ajo ditë ngjitja e tij papritur u ndal. Hakimi përfundoi në një periudhë të errët, të ndërtuar nga vuajtje mbrojtëse dhe pak kthjelltësi në sulm. Shumë shpejt përfundoi edhe në mes të kritikave, duke humbur vendin e të paprekshmit që në fillim të shtatorit e kishte të garantuar.

“Njerëzit flasin shumë, unë jam gjithmonë i njëjti, – është shprehur në përfundim të ndeshjes. – Mendoj të punoj e të ndihmoj skuadrën, të përshtatem me futbollin e ri. Konte më ndihmon gjithmonë, flet shumë me mua dhe më shpjegon atë që dëshiron dhe ku mund të përmirësohem. Dalëngadalë shpresoj ta kënaq. Në shpejtësi dhe me shumë fushë përpara mund të tregoj cilësitë e mia më të mira. Gjuha? Po mësoj italishten, por edhe zakonet e Milanos”.

Golin ia dedikoi Mohamed Abarhoun, që e tregoi në fanellën poshtë uniformës: ish-shok i kombëtares që ndërroi jetë për shkak të një kanceri në stomak. Me Hakimin tani Interi duket të ketë vënë më në fund “krahët”.

Related posts

VIDEO/ Kjo mund t’ju ketë humbur, ja momenti kur Messi rrëzohet në fushën e ‘përmbytur’ të Espanyol

Q.Autor

Besnik Hasi si “plan B”/ Zbuloni gjashtë arsyet për të drejtuar Kombëtaren

Sadik.Autor

SEVILLA nuk përmbahet, pas Andre Silvas kërkon SUPER yllin e Gjermanisë

Isa.Autor

Leave a Comment