Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Presidenti Duka: Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon…

Presidenti i FSHF-së Armand Duka reagoi për herë të parë pas hedhjes së shortit të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022 në Katar. Kreu i futbollit shqiptar pranoi se objektivi i kuqezinjve është sigurimi i vendit të tretë, por zbuloi dhe ëndrrën e fshehtë: fitoren ndaj Anglisë në “Uembli”.

Në mesazhin e publikuar para disa minutash, Duka shprehet se ndaj Hungarisë dhe Polonisë skuadra jonë do të luftojë për maksimumin, ndërsa me Andorrën dhe San Marinon, nuk duhet diskutuar fitorja.

Më tej, ai shton se Shqipëria mund të arrijë të luajë në “play-off” gjithmonë nëse realizon llogaritë, por nuk harroi të përfundonte se synimi i FSHF-së dhe ekipit kombëtar kuqezi është kualifikimi për në kampionatin europian të 2024.

Mesazhi i presidentit të FSHF-së Armand Duka pas hedhjes së shortit për eliminatoret e Kupës së Botës 2022:

Grupi I i Botërorit, është një grup i vështirë.
Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino do të jenë skuadrat tona kundërshtare.
Do të ishte e bukur një fitore në “Wembly”. Tek të tjerat duhet të bëjmë maksimumin.
Na duhet që të sfidojmë Poloninë dhe Hungarinë brenda dhe jashtë. Të mos bëjmë asnjë hap fals me Andorrën dhe San Marinon.

Objektivi real është vendi i tretë. Por hap pas hapi s’duhet të mos mendojme play-off-in. Gjithmonë me objektivin për të patur një skuadër, që synon kualifikimin në Euro 2024.

Related posts

FINALIZOHET AKORDI I BUJSHËM/ Hazard transferohet tek Real Madridi në verë, ja rroga “stratosferike”

Delo.autor

Kamza një ndeshje pa tifozë, gjobë për Flamurtarin dhe Tiranën

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Mick Schumacher tek Alfa-Romeo, makina italiane i ofron një sedilje për 2021-shin

Delo.autor

Leave a Comment