Futboll La Liga Sport

DERBI I MADRIDIT/ Ja 11 kuriozitetet e super sfidës Real-Atletico…

Në Madrid luhet derbi… i titullit. Reali do të presë Atletikon në një tjetër “finale” për fatet e sezonit. Skuadra e Simeones duket më e konsoliduar, por “Galaktikët” nuk vdesin kurrë dhe gjithmonë ekzaltohen në ndeshjet e mëdha. Në 21:00, në “Di Stefano” luhet një duel vendimtar.

KURIOZITETE

* Derbi i fundit mes Realit dhe Atletikos së Madridit është fituar nga skuadra “galaktike”. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Karim Benzema.

* Shumë sulmues kanë marrë pjesë në këtë derbi, por golashënuesi më i mirë i historisë është Kristiano Ronaldo. Portugezi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës 22 herë duke parakaluar Alfredo di Stefanon dhe Santiago Bernabeun me 17 gola. Golashënuesit më të mirë me fanellën e Atletikos janë Pako Kampos dhe Adrian Eskudero me 12 dhe 11 gola.

* Për të gjetur golin e fundit që ka shënuar Atletiko në transfertë me Realin duhet të rikthehemi në javën e 31-të të sezonit 2017-2018. Golin e ka shënuar Antuan Grizman dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1. Për Realin barazoi Kristiano.

* “Fenomeni” Ronaldo ka shënuar golin më të shpejtë në një derbi madrilen. Bëhet fjalë për ndeshjen e luajtur më 3 dhjetorin e vitit 2003. Mori një top nga Roberto Karlos dhe vrapoi në 3/4-ën e fushës për të thyer Mons Burgosin për 14 sekonda. Raul shënoi golin e dytë të ndeshjes dhe përfundoi 2-0.

* Reali i Madridit kishte 6 ndeshje pa fituar ndaj Atletikos në La Liga si ekip vendës (pa llogaritur fitoren e fundit). Që nga sezoni 2012- 2013, bardhekuqtë kishin fituar 3 ndeshje dhe 3 kishin përfunduar në barazim.

* Zinedin Zidan është përballur me Atletikon e Madridit 11 herë si trajner dhe ka bilancin 5 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. Mesatarja e tij është 1.73 pikë për ndeshje.

* Diego Simeone ka qenë trajner në 32 ndeshje kundër “Galaktikëve” me 9 fitore, 10 barazime dhe 13 humbje. Mesatarja e tij është 1.16 pikë.

* Reali dhe Atletiko janë përballur me njëra-tjetrën edhe në finalet europiane. E fundit mes tyre ka qenë Superkupa e Europës më 2018 në Talin. Atletiko fitoi 4-2 kundër “Mbretërorëve” të drejtuar nga Lopetegui. Ndeshja shkoi në shtesë dhe Saul me Koken e vulosën.

* Raul Gonzales është golashënuesi më i ri i derbit të Madridit. Legjenda spanjolle ka gjetur rrugën e rrjetës në moshën 17 vjeç dhe 131 ditë. Ndeshja është luajtur në tetorin e vitit 1994.

* Alfredo di Stefano është golashënuesi më i vjetër i derbit madrilen. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në moshën 37 vjeç dhe 143 ditë.

* Atletiko është skuadra që ka më shumë futbollistë nga rajoni madrilen. Bëhet fjalë për Hermoson, Manu Sançez, Koken dhe Markos Jorenten. Te Reali ka vetëm 2 madrilenë, Naço dhe Karvahal.

Related posts

PAS DËSHTIMIT NË CHAMPIONS/ PSG përgatit hakmarrjen ndaj “katalanasve”, ja ylli që synon t’i rrëmbejë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Guardiola vendos të ardhmen, kontratë të re 115 milionë euro me…

Delo.autor

“STOLI I TIJ…”/ Gattuso në rrezik, befason Leonardo!

F.autor

Leave a Comment