Futboll Seria A Sport

“DO TË JETË NJË SFIDË E VËSHTIRË NDAJ VERONËS”/ Conte: Do të flas me drejtuesit e klubit sepse…

Ndeshja e fundit e vitit kalendarik të 2020, dhe ndaj Veronës në stadiumin “Bentegodi”, Interi ka objektiv fitoren e shtatë rradhazi në kampionat dhe vendin e parë në klasifikim për t’a kurorëzuar sa më mirë këtë vit të pazakontë për të gjithë globin. Në vigjilje të kësaj sfide, trajneri zikaltër Antonio Konte prezantohet në konferencën e zakonshme për shtyp përpara gazetarëve:

Verona – “Është një Veronë si vitin e kaluar që po bën gjëra të mrekullueshme, dhe e komplimentoj trajnerin Ivan Juriç. Do të jetë një sfidë e vështirë, dhe Verona në ndeshjet ndaj skuadrave të mëdha ka ditur t’i vendosë në vështirësi. Duhet të tregojmë kujdes dhe përqendrim duke e ditur se kë do të kemi përballë.”

Skuadra në planin fizik – “Kemi luajtur dy dite më parë, dhe ai që ka luajtur ka bërë stërvitje rikuperimi, sot po përgatisim sfidën ndaj Veronës. Do të hedhim çdo energji të mbetur për ndeshjen e fundit të vitit kalendarik 2020.”

Ecuria e Milanit – “Janë duke bërë shumë mirë, komplimente për Stefano Piolin.”

Rrugëtimi dhe klasifikimi i Interit – “Në nivelin futbollistik, jemi duke kërkuar të bëjmë rrugëtimin që Interi të arrijë në pozicionet e larta të klasifikimit të Serisë A. Është një rrugëtim i përshkuar me punë, më pas është dhe merita e klubit.”

Vlerësimi i pjesës së parë të sezonit – “Vlerësimi im nuk besoj se do të jetë i rëndësishëm. E rëndësishme është vlerësimi që bën klubi në këto katër muaj që kemi punuar. Do të flas me drejtuesit e klubit, janë ndërmarrë disa vendime në fillimin e sezonit dhe është e drejtë të përballem me ta përpara merkatos.”, përfundon fjalën e tij trajneri i Interit, Antonio Konte.

Related posts

MOLDAVI-SHQIPËRI/ Fitorja e “KuqeZive” për moral dhe Edy Rejan

Delo.autor

IBRA E ROONEY NË GARË MES TYRE/ Gara për trofeun “MVP” në futboll

Isa.Autor

Mehdi Benatia objektivi i parë i klubit të madh francez për mbrojtjen 

Isa.Autor

Leave a Comment