Futboll Sport

BOBO VIERI, I ÇMENDUR PËR DASHURINË/ Rrëfimi special për Costanza dhe dy vajzat e tij

Në një intervistë me “Corriere della Sera”, Bobo Vieri foli për marrëdhënien e tij me gruan, Costanza Caracciolo. Një miqësi 10-vjeçare, që më pas u kthye në një histori të bukur dashurie: M’u desh shumë pak kohë për të kuptuar që do të krijoja një familje me të. Unë e njihja prej dhjetë vitesh, e dija shumë mirë se çfarë lloj gruaje kisha para meje. Ndodhi shpejt, e gjitha ishte shumë e thjeshtë. I thamë njëri-tjetrit se do të martoheshim. Costanza ka karakter të shkëlqyeshëm dhe është gjithmonë me diell, ajo është numri një”.

Të martuar që nga viti 2019, Bobo Vieri dhe Costanza Caracciolo kanë dy vajza: Stella dhe Isabel, përkatësisht 4 dhe 1 vjeç. Ish-sulmuesi shpjegon ndjenjën e prindërimit: Unë dua që ato të rriten të forta dhe të pavarura. Si do të sillem me të dashurit e tyre? Unë nuk e kam menduar deri më tani… Akoma nuk më lënë të fle natën, janë të vogla për kësi gjërash”.

Në fund, Vieri donte të reflektonte mbi dhunën ndaj grave: “Kjo më bën të zemërohem. Unë nuk e konceptoj atë. Kushdo që përdor dhunë, të çdo lloji, ndaj grave është gjithçka, përveç një burri. Ai është një frikacak, një asgjë”.

Related posts

Valverde: Gabuam ndaj Romës, por mos e bëni dramë, as roman horror…

Sadik.Autor

As MESSI dhe as RONALDO/ Hugo Lloris zbulon sulmuesin më të FRIKSHËM për të

Isa.Autor

NATE DIAZ U RIKTHYE NË KAFAZ PAS 3 VITESH/ Presidenti i UFC-së thur elozhe: Ai është në nivelin e…

Delo.autor

Leave a Comment