Futboll Seria A Sport

“DO TË PROVOJMË TË FITOJMË NDESHJEN NDAJ LAZIOS”/ Pioli: Kthesa e Milanit ishte kur humbëm turpshëm ndaj…

Në ndeshjen e fundit të vitit kalendarik 2020, trajneri i Milanit Stefano Pioli, flet në konferencë për shtyp, në vigjilje të sfidës delikate nesër ndaj Lacios në “Giuseppe Meazza” në orën 20:45. Kuqezinjtë dëshirojnë një tjetër sukses për t’a mbyllur sa më mirë këtë vit por edhe për të ruajtur vendin e parë pasi Interi ndodhet aty pas duke e mbajtur nën presion skuadrën e Piolit:

Sfida me Lacion dhe grupi – “Vlen shumë kjo sfidë. Skuadrës vazhdoj t’i them se kemi bërë shumë dhe kemi shtrënguar dhëmbët, tani duhet të bëjmë sforcon e fundit për t’a përfunduar sa më mirë gjysmën e parë të vitit. Jemi mirë përtej mungesave, grupi është i bashkuar.”

Krenar për këtë Milan – “Krenaria vjen nga puna e gjithë ‘botës’ Milan. Ne marrim më shumë vlerësime, por ka një klub pas tij, një staf që na vendos në kushtet për të punuar për më të mirën, unë jam krenar që jam pjesë e këtij klubi.”

Milani ambicioz – “Jemi ambiciozë, skuadra e ndjen veten e fortë. Por juve ju pëlqen shumë e ardhmja, e ardhmja nuk ndërtohet kështu. Duhet të mendosh ndeshje pas ndeshje, vetëm kështu bëhen përmirësime. Do të provojmë të fitojmë ndeshjen ndaj Lacios.

Merkato – “Ka shumë mendime mes meje dhe klubit për merkaton. Nëse do të jetë mundësia do të provojmë të forcojmë skuadrën.”

Momenti më i bukur i vitit 2020 – “Janë të shumta momentet që kemi arritur rezultate pozitive. Gjëja më e bukur për mua janë ditët kur shoh grupin që punojnë bashkë çdo ditë. Momenti më i bukur për mua ishte kur Gazidhis më tha se klubi dëshiron të vazhdojë me ty përsëri.”

Humbja 5-0 ndaj Atalantës, kthesa e Milanit – “Ishte humbje turpëruese për të gjithë, por ajo ishte kthesa që u ndërtua ky Milan. Nga ai moment kuptuam se nevojitej diçka dhe në janar klubi bëri një merkato të mirë. Ndonjëherë humbjet të mësojnë më shumë se fitoret.

Edhe humbja në përmbysje ndaj Interit na bëri të kuptojmë që mund të bëjmë ndeshje të mëdha si në pjesën e parë të derbit. Na ka mësuar shumë ajo ndeshje. Në futboll perfeksioni nuk ekziston, ky është një grup që është i vetëdijshëm të kuptojë limitet e veta.”, përfundon Stefano Pioli.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Moldavia shokon Kosovën, mbrojtja e përgjumur i kushton “Dardanëve” (VIDEO)

Delo.autor

Jankto kërkohet nga gjysma e Evropës, pritet shitja më e shtrenjtë në histori të Udineses

Delo.autor

NDESHJA E PARË ME AJAX/ Talenti Antony shënon SUPER GOL në debutim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment