Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan studion dhe mundësinë italiane. “Kuqezinjtë” pëlqejnë sulmuesin e talentuar…

Jo vetëm profile të huaja si Luka Joviç i Realit të Madridit por edhe si Memfis Depaj si alternativa për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimoviç në repartin e sulmit.

Milan po mendon dhe po ndjek me shumë kujdes një pistë italiane, që të dërgon tek Xhanluka Skamaka, sulmues 21-vjeçar në pronësi të Sasuolos por i huazuar tek Xhenoa.

Në sfidën e “MAPEI Stadium”, midis Sasuolos dhe Milanit, tema ishte dhe për sulmuesin e “piketuar” nga Maldini që do të mund të ishte perfekt për skemat e Piolit duke parë se është dhe italian dhe do t’a kishte më të lehtë ambjentimin me Serinë A.

Konkurrenca nuk mungon, me Fiorentinën dhe Romën që e kanë vendosur në shënjestër, edhe pse klubi nga kryeqyteti e ka patur lojtar në akademinë e të rinjve. Më pas ajo që “tremb” më shumë është çmimi i vendosur nga klubi nga Rexhio-Emilia, që e vlerëson me 25 milionë euro.

Skamaka është titullar fiks në kombëtaren italiane U-21 dhe Roberto Mançini e ka “piketuar” për tek kombëtarja e madhe duke deklaruar se “Po e ndjekim me kujdes, do të bëhet një sulmues i madh”. Marshi i afrimit me lojtarin ka filluar, pavarësisht pretendimeve të Sasuolos të cilat për momentin janë tepër të larta.

Më pas është dhe Xhenoa që nuk do të privohet nga sulmuesi 6 muaj më herët në një moment ku dëshirojnë të dalin nga zona e rrezikshme e klasifikimit.

Por me presidentin Preciozi të Xhenoas, klubi i Milanit mund të përfshijë kartat Kolombo dhe Muzakio, të cilët i pëlqejnë shumë klubit nga Liguria.

Aktualisht në këtë sezon Xhanluka Skamaka është aktivizuar në total midis kampionatit dhe Kupës së Italisë në 12 sfida dhe ka shënuar 6 gola.

Related posts

Allegri merr LAJMIN E KEQ/ SUPER mesfushori do të OPEROHET, mungon deri në…

Isa.Autor

NUK FAL “JASHTËTOKËSORI”/ Messi realizon PERLËN me këmbën e tij të “dobët” (VIDEO)

Delo.autor

Rrëfehet Kylian Mbappe/ Talenti francez tregon liderin e kombëtares së “gjelave” 

Sadik.Autor

Leave a Comment