Futboll Sport

“DUHET T’I THEMI JO RACIZMIT”/ Dani Alves: Duhen dënime më të ashpra. Na duhet një… (FOTO)

Një temë me të vërtetë e rëndësishme ajo e racizmit që vazhdon të jetë protagoniste në botën e futbollit. Viktima e fundit ka qenë   futbollisti brazilian Gerson, i fyer gjatë ndeshjes së fundit të Flamengo-s.

Në lidhje me këtë ngjarje ka ardhur qëndrimi i ashpër e ish-mbrojtësit të djathtë të Barcelona-s dhe Juventus-it, Dani Alves.

Në profilin e tij në Instagram, Alves ka shkruar: “Kam menduar se çfarë qëndrimi të mbaj ndaj gjërave që shikojmë gjithmonë dhe mbi mënyrën si përballemi me racizmin”.

“Akoma sot jemi këtu duke diskutuar dhe është për të ardhur keq duke parë se jemi përmirësuar në kaq shumë gjëra banale, por jo në ato që duhej të ishim përmirësuar. Në këtë pjesë jemi bërë budallenj”.

“Derisa nuk do të ketë një dënim të ashpër për racizmin, ky nuk do të largohet kurrë. Nëse këto episode ndodhin në botën tonë (futbolli), imagjinoni se çfarë ndodh në jetën e përditshme të personave edhe të një klase shoqërore inferiore. Imagjinoni sa vuajnë”.

“Na duhet sa më shpejt të jetë e mundur një LIDER që të mbrojë jo vetëm këtë çështje. Duhet t’i themi JO RACIZMIT, JO PËRJASHTIMI SOCIAL. Kjo duhet bërë në jetën e përditshme”.

FOTO

Related posts

Zbulohen 3 “big-ët” që Beckham synon te Miami në MLS

Sadik.Autor

Drejtori sportiv pa liçensë te VLLAZNIA/ Shkodranët sqarojnë të vërtetën (FOTO)

Isa.Autor

“MË DUHEN 11 LUANË”/ Flet Reja: Ja çfarë duhet të bëjmë ndaj Francës

Delo.autor

Leave a Comment