Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ City-Swansea, “Mjellmat” duan t’i prishin festën “Qytetarëve”

Manchester City do të kthehet në fushë ditën e diel si kampion i Anglisë. Skuadra e Pep Guardiola do të presë në shtëpi Swansea-n në javën e 35-të të Premier League. “Qytetarët” e siguruan matematikisht titullin pas humbjes befasuese 1-0 të pësuar nga Manchester United në shtëpi kundër West Bromwich.

Kështu, skuadra e Guardiola-s ka arritur ta harrojë eliminimin e pësuar në Champions League ndaj Liverpool dhe të sigurojë trofeun e dytë të sezonit pas Kupës së Ligës. Këtë të diel pritet të jetë një atmosferë festive në “Etihad Stadium”, duke parë se kjo do të jetë ndeshja e parë e City-it në shtëpi pas fitores së titullit.

Ka pak mundësi që uellsianët ta prishin atmosferën dhe vendasit pritet të dominojnë nga fillimi deri në fund. Skuadra e Carlos Carvajal mban vendin e katër nga fundi në renditje dhe është katër pikë larg zonës së rënies nga kategoria dhe një ndeshje për të rikuperuar.

Miqtë e kanë përmirësuar ndjeshëm formën e tyre që nga momenti që Carlos Carvajal ka marrë drejtimin e skuadrës, por do të paraqiten në këtë ndeshjes pa asnjë fitore të marra në katër takimet e fundit të kampionatit.

Për sa i takon përballjeve direkte, City ka marrë 13 fitore dhe 2 barazime në 15 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Swansea-s. Për më tepër, City ka fituar 8 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër uellsianëve.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Juventus gati shifrën “GALOPANTE” për yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

VAZHDON KRYESIMIN E KAMPIONATIT/ Juventus mposht Genoan me 3 super gola

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ FLAMURTARIT/ Mema: Duhet të ndërhymë në merkato, ja ku po shikojmë…

Isa.Autor

Leave a Comment