Futboll Seria A Sport

DYSHIMET E “ZONJËS”/ Mungon uniformiteti i gjykimit, ja kur është penalizuar Juventusi

“Për fat të keq është një trend që vazhdon prej dymbëdhjetë javësh, e kështu edhe lojtarët ndonjëherë mund të nervozohen sepse episode arbitrale nuk po rrjedhin në favorin tonë. Imazhet janë të qarta për të gjithë”. Frazë e “firmosur” nga Andrea Pirlo, i cili në përfundim të Juventus-Fiorentina dhe pasi qortoi lojtarët e tij (“qëndrim tepër i gabuar i ndeshjes, nuk ka alibi”) heq një gur nga këpuca dhe flet për trend gabimesh. Përse? Ja lista e episodeve të dyshimta që kanë përfshirë Juventusin gjatë këtij sezoni.

27/9 ROMA-JUVE 2-2, MUNGON NJË I KUQ

Juventusi luan me 10 lojtarë për shkak të përjashtimit me karton të kuq të Rabio në minutën e 62-të. Megjithatë, edhe verdhekuqtë mund të kishin mbetur me 10 lojtarë pas përjashtimit të Pelegrinit, i cili falet te prekja me dorë që provokon penalltinë për Juventusin në minutën e 43-të (Rabio për një faull të ngjashëm që shkaktoi penallti u sanksionua më të verdhin e dytë). Pelegrini në minutën e 53-të ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Ronaldos. Me të verdhin e pjesës së parë do të kishte qenë i kuq.

17/10 KROTONE-JUVE 1-1, I KUQ I TEPËRT

I tepruar kartoni i kuq për Kiezën në minutën e 15-të të pjesës së dytë, pas faullit me këmbën e tendosur ndaj Çigarinit. Lojtari bardhezi shkon me vrull në një top të diskutueshëm dhe rrotullon këmbën e djathtë drejt pjesës së jashtme, duke dhënë përshtypjen se kërkoi dyluftimin me të brendshmen. Çigarini në rrëshqitje e paraprin në momentin e fundit dhe duke mos gjetur topin Kieza godet këmbën. 25/10

JUVE-VERONA 1-1, MUGON NJË PENALLTI

Faraoni në minutën e 37-të mban Bernardeskin në zonë, por Paskua lejon avantazhin. VAR-i nuk ndërhyn dhe sipas protokollit vendimi është i drejtë sepse nëse arbitri e vlerëson si një kontakt loje nuk mund të ketë ndërhyrje teknologjie (për sa i nevojshëm do të ishte), por vlerësimi mbetet i gabuar, mbajtja ishte për penallti.

28/11 BENEVENTO-JUVE 1-1, MUNGON NJË PENALLTI

Duket më shumë për t’u ndëshkuar mbajtja e pësuar nga De Ligt në minutën e 87-të, fanella zgjatet në mënyrë të dukshme, por Paskua lejon vazhdimin e lojës. Dhe Di Paolo në VAR nuk sinjalizoi mundësinë e rishikimit të episodit.

5/12 JUVE-TORINO 2-1, MUNGON NJË I KUQ

Në të 76-ën Lukiç me këmbën e majtë të tendosur dhe këmbën si çekiç mbi kaviljen e Bentankur. Lukiç ishte për karton të kuq. Tjetër interpretim jo uniformë me të kuqin e Kiezës në Krotone.

6/12 JUVE-ATALANTA 1-1, MUNGOJNË DY TË KUQ

Në të 24-ën Romero hyn në mënyrë të egër ndaj Artur (i cili më pas do të duhet të largohet nga fusha e lojës i dëmtuar), mund të jetë i kuq i drejtpërdrejtë. Orsato (dhe Maxoleni në VAR) nuk vërshëllejnë as faullin. Romero ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Moraras në të 38-ën, më pas në të 58-ën hyn sërish me faull ndaj Moratës dhe falet, nuk i jepet i verdhi i dytë. Në të 7-ën De Ron ndëshkohet vetëm me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje me rrëshqitje për karton të kuq ndaj Kuadrados.

22/12 JUVE-FIORENTINA 0-3, DY PENALLTI DHE NJË I KUQ

Mungon një i kuq për Borha Valeron i cili, i ndëshkuar me të verdhë, kryen një faull nga prapa në dëm të Bentankurit në fillim të pjesës së dytë. Në të 58-ën penallti për Ronaldon, i prekur në zonë nga Kastrovili. Në të 78-ën penallti ndaj Bernardeskit, si krahu i Dragovskit në fytyrën po ashtu edhe në gjurin e lojtarit bardhezi.

Related posts

Rousey: E lumtur nga humbjet, më çelën rrugën për në WWE

Sadik.Autor

Milan në alarm, Donnarumma nuk ka klauzolë lirimi

Q.Autor

Ekipi larg luftës për kampion, tifozët sulmojnë autobusin gurë dhe granata tymi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment