Futboll Sport

STATISTIKAT/ Crotone nuk ka shënuar kurrë kundër Juventus!

Juventus la pas shpine dhimbjen për eliminimin nga Champions League duke e çuar në gjashtë pikë diferencën me Napoli në Serie A, kur mbeten edhe gjashtë ndeshje nga fundit. Nga ana tjetër, Crotone renditet në vendin e 18-të, vetëm një pikë larg “mbijetesës” dhe shpreson te një mrekulli sportive në sfidën e sotme me kampionët e Italisë.

Humbja në javën e kaluar, 1-0 ndaj Genoa ishte e katërta në pesë ndeshjet e fundit për ekipin e drejtuar nga Walter Zenga. Sigurisht që një disfatë me Juventus nuk do të ishte katastrofë, ndërsa marrja e një rezultati pozitiv do të jepte besimin e duhur për të përballuar sprintin final të sezonit.

Forma e Crotone në shtëpi ka qenë shumë e mirë ku ka marrë 19 nga 27 pikë, (70%). Me ndeshjet kundër Sassuolo, Chievo dhe Udinese, rivalët e drejtpërdrejtë për “mbijetesë”, që po vijnë njëra pas tjetrës, nuk është sfida e sotme kundër bardhezinjve ajo që do të vendosë sezonin e Crotone.

Juventus nuk ka probleme të tilla dhe në ndeshjen e ardhshme do të ketë finalen e titullit kundër Napoli. Ecuria e Juventus jashtë fushe ka qenë thuajse perfekte, ku ka fituar nëntë dhe barazuar një nga dhjetë ndeshjet e fundit. Asnjë skuadër nuk ka shënuar 37 gola në transfertë sa bardhezinjtë.

Crotone prej shumë nga Adrian Stoian, futbollisti që me dy golat e fundit që ka shënuar i ka dhënë gjashtë pikë Crotones.

Ndërkohë, Sami Khedira ka pasur shumë probleme me dëmtimet në këtë sezon, megjithatë ka qenë futbollisti më në formë te skuadra e Allegri me dy gola dhe dy asiste në pesë ndeshjet e fundit. Crotone i ka humbur të pesë ndeshjet e fundit kundër Juventus në Serie A duke pësuar 16 gola, pa asnjë të shënuar.

Juventus është ekipi që ka shënuar më shumë gola dhe ka pësuar më pak në këtë sezon të kampionatit italian, ndërsa Crotone renditet mes pesë ekipeve të fundit në këtë aspekt.

Related posts

“XHELOZIA” E RASHICËS DHE “BISHAT” E SHAQIRIT/ Postimi i mbrojtësit të Kosovës bën bujë në rrjet

F.autor

“INTERNATIONAL CHAMPIONS CUP 2019″/ Ja 10 super ndeshjet që do të luhen në turneun miqësor

Delo.autor

NGJARJA E RËNDË/ SHERR masiv në futbollin e FEMRAVE, 4 të plagosura përfundojnë në SPITAL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment