Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ 44 milionë euro për çdo gol të shënuar, nis procesi tek Reali kundër yllit 100 milionësh

Eden Hazard në proces.

I ndalur nga dëmtimi i radhës, belgu po rezulton një dështim i vërtetë i merkatos për Real Madrid, klub që në verën e 2019-ës e pagoi 100 milionë euro plus bonus.

Nga momenti që ka zbarkuar në Spanjë e deri më sot, Hazard ka koleksionuar 28 ndeshje, tre gola dhe shtatë asiste. Mbi të gjitha, ai ka koleksionuar tetë dëmtime.

I fundit ka ardhur pak ditë më parë, një ndalesë që do ta detyrojë të qëndrojë në bokse për dy-tri javë.

E përditshmja AS ka bërë llogaritë mbi koston e një operacioni që, duke u bazuar te shifrat, nuk ka asnjë kuptim. Deri më sot, çdo minutë e belgut në fushë i ka kushtuar 72258  euro Real Madrid-it.

Çdo ndeshje e tij i ka kushtuar madrilenëve 4,8 milionë euro, çdo gol 44,8 milionë.

Related posts

PARTNERJA E TIJ E NXJERR ZBULUAR/ Mbrojtësi Hernandez me fanellën e Juventus në shtëpi (FOTO)

Delo.autor

Conte: Merkato? Asnjëherë nuk i kanë plotësuar kërkesat e mia

Q.Autor

PLASIN “KUNJAT”/ Klopp përdor strategjinë e Pep kundër tij: Është i mrekullueshëm…

Delo.autor

Leave a Comment