Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Agjenti Raiola qëndron në Torino, punon për marrëveshjen e Pogba me Juventus, ja oferta e radhës…

Pas mbrëmjes së “Golden Boy”, ku u shpërndanë mjaft çmime, një ndër skenat që bëri më shumë përshtypje dhe u shpërnda në rrjetet sociale ishte ajo kur Mino Raiola përshëndeste presidentin e Juves, me këtë të fundit që i bënte gjestin e telefonit.

Dhe kjo thirrje në celular që Andrea Anjeli i kërkonte menaxherit italian u interpretua si një kërkesë për bisedime për çështjen “Pol Pogba”. Dhe fakti që gjatë gjithë kësaj jave, ashtu sikurse edhe dje, Raiola është parë sërish në Torino, bën të mendohet se diçka po zien. Madje, rikthimi i mundshëm i Pogbasë te Juventusi po diskutohet deri në Amerikë. Rrjeti “ESPN” nënvizon se “Zonja e Vjetër” ka bërë edhe ofertën e radhës, duke i ofruar Junajtidit kartonin e Dibalës dhe huazimin e Bernardeskit.

Related posts

KORONAVIRUSI/ “Shpikja” e Partizanit, ja si po stërvitet për të shmangur COVID-19 (VIDEO)

Delo.autor

SHPRESON QË MBAPPE TË QËNDROJË TEK PSG/ Mesfushori Verratti: Jemi miq. Flasim shumë, por…

Delo.autor

NUK KANË FUND SKANDALET/ Ylli i Portugalisë akuzohet për NGACMIM SEKSUAL

Isa.Autor

Leave a Comment