Futboll Sport

E BUJSHME/ Konfirmohet dënimi me 2 vite burg për ish-futbollistin e Juventusit që fitoi Botërorin me Italinë

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me 2 vite burg, për ish-sulmuesin e Juventusit, Udinezes dhe Italisë, Vinçenco Iakuinta, për armëmbajtje pa leje. Ish-kampionit të Botës me Italinë në vitin 2006, iu gjetën dy pistoleta dhe qindra fishekë.

Protagonist kryesor në çështjen e quajtur “Aemilia”, ishte babi i Iakuintës, me një të shkuar të errët në botën e krimit. I ati i ish-sulmuesit u dënua me 19 vite, teksa Apeli uli dënimin në 12 vite.

Sipas autoriteteve përkatëse, armët ishin regjistruar por kalimi në përdorim te i ati i lidhur me mafian inkriminonte edhe ish-futbollistin. Operacion ishte një ndër më të mëdhenjtë për asgjesimin e mafias kalabreze të lidhur me eksponentët e Ndragetas.

Related posts

KUKËSI-WOLFSBURG/ Verilindorët japin “shkëndijën” e parë, portieri ndal predhën e Telushit (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ Përcaktohen çiftet e “Play Off”, Kosova do luajë jashtë fushe me…

Delo.autor

ZIDANE NUK E DËSHIRON NË EKIP/ Por shikoni çfarë bën Gareth Bale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment