Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Beckham e merr tek Inter Miami “fantazistin” e Premier league…

Mesfushori i Arsenal-it, Mesut Ozil, do t’i thotë lamtumirë Premier League në fund të vitit.

Trajneri Arteta e ka përjashtuar gjermanin nga lista UEFA për Europa League dhe nga ajo e Premier League.

Sipas ESPN, 32-vjeçari po vlerëson mundësinë për ta vazhduar karrierën në SHBA, ku DC United dhe LA Galaxy kanë shfaqur interes për të.

Në orët e fundit është futur në garë edhe Inter Miami, klubi i David Beckham.

Arsenal ka informuar Ozil se nuk do ta pengojë një largim të mundshëm të tijin.

Kontrata e lojtarit skadon më 30 qershor të vitit 2021 dhe nga janari mund të negociojë me klube të tjerë.

Related posts

E BUJSHME/ Barcelona në negociata me Interin për të transferuar këtë sulmues

Isa.Autor

Performancat fantastike me Romën, 3 skuadra të mëdha angleze pas Pellegrinit

Q.Autor

MBAPPE APO NEYMAR? Përgjigjja fantastike e sulmuesit për “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment