Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Lazio dorëzohet për Strakoshën, për ta zëvendësuar kërkon portierin më të shtrenjtë në botë

Klubi i Lacios duket se është dorëzuar sa i përket të ardhmes së Thomas Strakoshës. Portieri shqiptar është në fundin e kontratës së tij me lacialët dhe për sa kohë nuk ka një akord për rinovimin, është e qartë se po bëhet gati të largohet në verë nga klubi kryeqytetas.

Fakti që Strakosha e ka humbur postin e titullarit te Lacio, po shtyn portierin drejt largimit, me sirenat nga kampionati anglez që bëhen gjithnjë e më të forta. Sipas “Il Messaggero”, Strakosha ka vendosur të largohet dhe kjo është arsyeja se pse lacialët kanë hyrë në treg për një futbollist.

Sipas kësaj gazete, Mauricio Sarri i ka kërkuar klubit që të bëjë një sforco për të afruar nga Çelsi spanjollin Kepa, i cili hyri në librat e rekordeve si transferimi më i shtrenjtë për këtë rol kur u ble nga londinezët. Nëse nuk arrihet një akord për transferimin e tij, sigurisht me shifra shumë më të ulëta, atëherë do të shihen alternativa të tjera si Neto apo Diego Kosta.

Related posts

Roben s’heq dorë: Mund të luaj edhe dy vite në këto nivele

Q.Autor

TRAGJEDI/ 16-vjeçarja franceze bie nga 150 metra gjatë ngjitjes. Ishte duke…

Delo.autor

POSTOI PAMJET DUKE PIRË SHAMPANJË NË RANGE ROVER/ Ja vendimi që merr klubi për futbollisten seksi… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment