Futboll La Liga Sport

KA EDHE KËSHTU/ Vuajtjet e REALIT dhe mungesa e CR7, Kroos mëson Iscon të…

Shumë u fol mbi komentet e fundit ironike të Iscos ndaj Cristiano Ronaldon dhe se si futbollistët e Real Madrid nuk qajnë mungesën e portugezit, pavarësisht agjerimit të golave dhe pikëve, si në La Liga, ashtu edhe në Champions League. “Nuk mund të shohim për zgjidhje tek dikush që nuk ndodhet këtu. Nuk mund të qajmë për dikë që nuk deshi të ishte këtu”, ishte deklarata jo shumë etike e Isco, ndaj 5 herë fituesit të Topit të Artë, përkrah të cilit ka luajtur për pesë vite.

Deklaratë për të cilën Ronaldo u përgjigj me injorim të plotë para ndeshjes së të martës ndaj Manchester United: “Është në rregull, nuk duhet të qash. Nuk kam pse flas për klube të tjera. Të gjithë e dinë historinë që pat ate Real Madrid dhe e rëndësishme është ndeshja ndaj Manchester United. Nuk më përket mua të flas për krizën e të tjerëve”. Dhe pikërisht në ndeshjen ndaj ish-ekipit të tij, Manchester United, Ronaldo, tashmë me Juventus fitoi në Old Trafford me rezultatin 1-0, madje duke dhuruar edhe asistin në golin e shënuar nga Dybala. Një Juventus që shkëlqeu për të diktuar lojën dhe rezultatin në Manchester, krejt ndryshe nga Real Madrid në Santiago Bernabeu, ku fitoi me vuajtje 2-1 ndaj Viktoria Plzen 2-1.

Pikërisht në përfundim të ndeshjes, i pyetur ndër të tjera edhe në lidhje me boshllëkun e lënë nga Ronaldo dhe mungesa e golave, gjermani i madrilenëve, Toni Kroos, krejt ndryshe nga Isco deklaroi: “Padyshim që ka ndryshuar lojën e ekipit, por unë mendoj se kjo është ajo që klubi dëshironte me vendimin e marrë. Ne e nisëm mirë sezonin me ndeshje ku shënuam nga tre apo katër gola dhe askush nuk u kujtua për Ronaldon. Nuk ka kuptim të flasësh për futbollistë që nuk ndodhen këtu. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, mbase një nga më të rëndësishmit në histori. Por kjo gjë nuk na ndihmon ne tani. Na duhet t’ja dalim pa atë, është e vetmja mënyrë dhe ne kemi treguar se mund ta bëjmë”.

Related posts

Liverpool fiton ndaj Southampton, ‘rrëmben’ vendin e tretë në renditje

Q.Autor

Pasaporta portugeze e Coutinhos, vend bosh për ekstrakomunitarët te Barça

Q.Autor

DITA E PAVARËSISË/ Flamuri SHQIPTAR nuk mungon as në ndeshjen Tottenhem-Inter (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment