Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Agjenti Raiola i jep fund aventurës së Pogba tek Manchester United dhe lëshon “thumbin”

Tuttosport ka publikuar një vrojtim të intervistës që do të dalë nesër në stendat e lajmeve. Protagonisti është Mino Raiola.

Agjenti i njohur ka njoftuar se aventura e Paul Pogba te Manchester United mund të konsiderohet në fund: “Ka mbaruar”, tha ai. Praktikisht kjo i hap rrugën ankandit të verës ku disa skuadra duan francezin, mes tyre Juventus, PSG dhe Real Madrid.

Më pas në lidhje me Zlatan Ibrahimovic ai shtoi: “Juventusi do të kishte bërë mirë të merrte Ibrahimovic në verë: do të kishte qenë një çift i shkëlqyeshëm me Ronaldon”. Duke parë rendimentin e suedezit te Milani me 10 gola në 6 ndeshje të Serie A, nuk e ka edhe aq keq…

Related posts

Akuzat për rroga të padhëna, Tirana nxjerr blof kenianin Musa (FOTO)

Sadik.Autor

DUAN TË SURPRIZOJNË/ Trajneri i Kosovës publikon listën për LIGËN E KOMBEVE (FOTO)

Isa.Autor

​Inter dominon për çmimin e dështakut të vitit “Bidoni i Artë 2017”

Q.Autor

Leave a Comment