Futboll La Liga Sport

E KËRKON MILANI/ Mesazhi i dedikuar: Lopetegui me plot dashamirësi ndaj Benzemas

Real Madridi ka përfunduar këtë të shtunë javën e parë të trajnimit, nën komandën e Julen Lopetegui. Trajneri i ri duket shumë i kënaqur me punën e disa lojtarëve, që ai ende i ka në dispozicion, madje ka qenë përgjegjës për ta demonstruar këtë me një mesazh në rrjetet sociale.

“Punë shumë e mirë nga i gjithë ekipi këtë javë, për të ngarkuar bateritë për nesër. Të hënën, të gjithë së bashku përsëri. Ecim përpara si ekip”, – shkroi Lopetegui në llogarinë e tij në Twitter.

Një mesazh, në të cilin ka rëndësi jo vetëm ajo që ka shkruar, por më shumë fotografia që e shoqëron, në të cilën mund të shihni Lopetegui në një gjest të dashur me Karim Benzema; dora e trajnerit mbi supin e lojtarit, një dorë e mbështetjes për “9” e tij.

Një imazh që sqaron dyshimet për të ardhmen e sulmuesit francez, i cili në javët e fundit është i lidhur me një transferim të mundshëm te Napoli. Për momentin, Karim ka mbështetjen e trajnerit Lopetegui dhe ky i fundit është përpjekur për ta dëshmuar publikisht këtë gjë përmes statusit dhe fotos së hedhur në Twitter.

Related posts

Në fund të sezonit Barçës i largohet një lojtar i madh, nënshkruan me …

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana-Skënderbeu. Rezultati 2-1

Delo.autor

SHKËNDIJA-NOMME KALJU/ “Kuqezinjtë” e Tetovës kërkojnë të mbyllin sa më shpejt kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment