Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona i njofton largimin yllit të ekipit në janar

Lajm i pabesueshëm nga Katalonja. Barcelona ka vendosur që të largojë Filipe Kutinjon në merkaton e janarit. Mesfushori brazilian u rikthye në skuadër si kampion i Europës me Bajernin, por trajektorja e tij nuk ishte ajo që të gjithë prisnin. Presidenti i përkohshëm i skuadrës, Karles Tuskuets u ka dhënë urdhër drejtuesve që të komunikojnë me menaxherin e Kutinjos dhe t’i komunikojnë faktin që do të largohet.

Ai duhet të sjellë oferta në merkaton e janarit ose në të kundërt do të jetë Barcelona ajo që do të pranojë ofertat që do të vijnë në zyrat e saj. Ramon Planes ka nisur punën, e cila duket shumë e vështirë. Largimi i Kutinjos brenda 24 janarit është një mision thuajse i pamundur.

KRIZA EKONOMIKE – Duket se arsyet që kanë shtyrë Barcelonën të marrin vendimin drastik për të ardhmen e Kutinjos është kriza ekonomike. Klubi është me bilance negative dhe pranë kolapsit, prandaj largimi i disa lojtarëve do të ulte
shpenzimet për pagat dhe do të sillte disa miliona euro që mund të përdoren për merkaton e janarit.

Por presidenti aktual Tuskets duket se ka marrë edhe miratimin e trajnerit Kuman për të sakri- fikuar Filipe Kutinjon. Numri një i stolit e vlerësoi dje në konferencë, por në takim me presidentin ka thënë se do t’i pëlqente të transferohej Memfis Depaj. La Liga do ta lejonte Barcelonën që të bënte merkato, vetëm nëse të ardhurat nga largimet do të ishin më të mëdha sesa shpenzimet për blerje.

KUTINJO NUK DO – Por kjo situatë ka dy probleme të mëdha. Fillimisht është lojtari, i cili nuk ka ndërmend të largohet në merkaton e janarit. Ai ka ardhur te Barcelona për të qëndruar dhe për të bërë gjithçka dhe për të fituar bastin me veten dhe me të tjerët. Ai nuk e pranon këtë gjë dhe ka vendosur që të kundërshtojë me forcë vendimin e klubit.

Problemi tjetër është që në këto momente ka shumë pak skuadra që mund të bëjnë shpenzime dhe që kanë interes për Kutinjon. Katalanasit duan të paktën 80 milionë euro për kartonin e tij.

Related posts

NJË GOL NGA 44 GODITJE/ Messi renditet i dyti në statistikën negative të golave

Delo.autor

U PËRFOL PËR LARGIMIN NGA INTER/ Agjenti i lojtarit zbulon: Këtë sezon Borja Valero do jetë tek…

Delo.autor

BESON SE AI ËSHTË I DUHURI PËR STOLIN E CHELSEA/ John Terry: Lampard është një legjendë, tifozët…

Delo.autor

Leave a Comment