Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ PSG i jep leksion “Los Blancos”, Di Maria rishkruan historinë (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka fituar super ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid. Kampionët e Francës kanë mundur 3-0 gjigantët e Spanjës dhe kanë marrë kreun e Grupit A.

Pavarësisht mungesës së yjeve të shumtë për të dy skuadrat për shkak dëmtimesh dhe skualifikimesh, spektakli dhe emocionet nuk kanë munguar në Parc des Princes.

Protagonisti i sfidës ka qenë ish-ylli i Real Madrid, Angel di Maria, i cili ka zhbllokuar takimin në minutën e 14-të me një goditje të zgjuar një metër larg portës dhe ka dyfishuar avantazhin e vendasve në të 33-ën me një magji nga jashtë zonës.

Argjentinasi është bërë lojtari i dytë në historinë e Champions League që shënon një dygolësh kundër Real Madrid dhe Barcelona-spas Mario Jardel.

Madrid ka ardhur dy minuta më vonë, me Gareth Bale që ka realizuar një gol të mrekullueshëm, por që është anuluar nga VAR për lojë të rrezikshme të uellsianit. Në pjesën e dytë, në minutën e 77-të, Real-i ka ngushtuar diferencat me Benzema, por edhe këtë herë goli është anuluar nga VAR.

Dy minuta më vonë, francezi ka shpërdoruar një rast të pastër, teksa goditja e tij me kokë ka përfunduar për pak jashtë. Ky ka qenë rreziku i fundit për vendasit, të cilët kanë gjetur edhe golin e tretë në minutën e 91-të me Meunier.

Kështu,  Real Madrid bie përsëri në Francë pas 13 vitesh. Madrilenët, në fakt, kishin fituar ndeshjen e parë të Champions League në 12 sezonet e fundit. Humbjen e fundit, para ndeshjes së sotme, e kishin pësuar në fushën e Lyon në 2006-ën. Edhe atëherë takimi është mbyllur 2-0 për vendasit.

Related posts

E BUJSHME/ Lajmi i Messit trondit edhe Covid-19 për një natë! Shifrat e Google befasojnë

Delo.autor

Nga Shkodra në Moskë, shqiptarët “bekojnë” Kroacinë

Isa.Autor

BUFFON BËHET PISHMAN QË U LARGUA/ Portieri do të qëndrojë në STOL deri…

Isa.Autor

Leave a Comment