Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Pritet vetëm firma në kontratë, Tirana arrin akordin me Hasanin

Tirana duket se ka arritur akordin me Ferhan Hasanin, mesfushorin e mirënjohur nga Tetova, i cili për momentin është futbollist i lirë.

Burime ende jozyrtare kanë bërë me dije se palët kanë një gjuhë të përbashkët dhe me shumë mundësi do të firmosin kontratë bashkëpunimi për nga janari e në vazhdim.

Palët kanë pasur bisedime të gjata dhe, me sa kuptohet, është arritur një marrëveshje paraprake që mund të mbyllet në ditët në vazhdim.

30-vjeçari ka talentin, eksperiencën dhe klasin që mund t’i ndihmojë bardheblutë të zgjidhin disa nga problemet që kanë hasur në këtë fillim sezoni.

“Buba”, siç e thërrasin prej vitesh, e ka pranuar vetë se ka qenë në negociata me bardheblutë.

Me sa duket, shqiptari do të jetë afrimi i parë i bardhebluve. Gjatë verës së shkuar Hasani ka qenë në bisedime me disa skuadra në Shqipëri.

Duke filluar nga Partizani, Tirana dhe disa ekipe të tjera janë në garë për të marrë shërbimet e shqiptarit që jeton në Maqedoni.

Emri i tij u lakua në media, por gjërat nuk u mbyllën, sepse Partizanit iu bllokua merkatoja, ndërsa bardheblutë nuk kishin në plan për të afruar lojtarë të rinj në ekip.

Gjithsesi, tani sulmuesi i krahut që mund të luajë në çdo pozicion të repartit të avancuar, është gati për të luajtur në kryeqytetin shqiptar.

Related posts

RRITHET AKORDI/ Juventus konfirmon Alvaro Morata. “Mbush” me para arkat e Atletico Madrid

Delo.autor

PRAPASKENA/ De Jong ishte i JUVES për 60 milionë euro, klubi anglez prishi AKORDIN

Isa.Autor

Zhegrova debuton me super-gol, Kosova në epërsi ndaj Madagaskarit

Sadik.Autor

Leave a Comment