Futboll La Liga Sport

E ÇUDITSHME/ Merkato e janarit hapet për pak ditë, por tek Reali marrin vendimin e papritur

Reali i Madridit nuk do të bëjë blerje në janar dhe nuk do të largojë asnjë futbollist nga grupi aktual i skuadrës. Klubi do të ruajë të njëjtin bllok lojtarësh, me të cilët nisi sezonin sepse Zinedin Zidan nuk ka kërkuar përforcime.

Trajneri francez ka ndërmend që të shkojë sa më larg me lojtarët që ka në dispozicion. Kjo do të thotë se “galaktikët” do të ruajnë të gjitha resurset për merkaton e ardhshme, kur Koronavirusi të mos jetë më dhe të jenë larguar problemet ekonomike. Objektivi i madh nuk ka ndryshuar dhe është Kilië Mbape. Afrime Zidan nuk ka kërkuar, por gjithashtu është treguar i drejtpërdrejtë për të mos larguar asnjë lojtar. Marselo dhe Joviç kanë qenë ata që humbën terren në formacion, por nuk kanë leje për t’u larguar në janar.

Në klub e dinë që trajneri duhet të bëjë diçka për t’i rikthyer të dobishëm për kauzën. Kupa e Mbretit do të sjellë mundësi aktivizimi edhe për ata që nuk kanë pasur besimin e trajnerit gjatë sezonit. Vetëm ndonjë ofertë e mirë ekonomike do t’i largojë ata nga Reali. Klubi gjithashtu ka vendosur që të mos e rikthejë Kubon në merkaton e janarit. Në zyrat e “Santiago Bernabeu”-t janë shumë striktë dhe kanë marrë vendime të forta në lidhje me merkaton.

Klubi ka humbur 175 milionë euro nga pandemia dhe për këtë arsye nuk do të bëjë ndërhyrje në merkato. Gjithashtu kanë qenë shumë të rreptë në lidhje me kontratat dhe rinovimet e tyre duke pretenduar uljen e rrogave për të zbutur disi humbjet e shkaktuara nga pandemia.

Related posts

U HARBUA NË DITËLINDJEN E NEYMAR/ Ylli i Barcelonës kërkon falje: Kam qenë i ngacmuar, sepse…

Delo.autor

PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Coutinho iu vetofrua Manchester Cityt, por Guardiola…

Delo.autor

E BUJSHME/ Keidi Bare gati të ndryshojë ekip, pranë kalimit te skuadra tjetër spanjolle

Delo.autor

Leave a Comment