Futboll Shqipëri Sport

E PABESUESHME/ Ndërprerje për “Guinness”, luhen vetëm 32 minuta në Besa-Erzeni. Ja arsyeja

Ndodh çudia në Kavajë, ndërpritet pas 32 minutash miqësorja Besa-Erzeni. Pa ndodhur asnjë sherr, kavajasit kanë vendosur që të mos e mbyllin as pjesën e parë. Gjithçka ka nisur në minutën e 29-të të kësaj sfide, e cila u zhvillua në aneksin e stadiumit. Një gol i anuluar për shijakasit bëri që ndeshja të shkonte drejt dështimit. Nëse në të 13-ën kishte shënuar Lila për 1-0, mendoi Hima që të baraspeshonte rezultatin direkt nga goditja e dënimit.

Por, gëzimi i Erzenit mbeti në mes. Punë sekondash, kryesori Çopa e anulon. Trajneri i Erzenit hyn në fushë, por me tone të qeta, për të kërkuar motivin e këtij vendimi dhe arbitri ia shpjegon. Duket se ka pasur pozicion jashtë loje dhe mbi të gjitha një lojtar ia kishte penguar pamjen portierit Dobjani. Dorjan Bubeqi fillimisht u kërkon lojtarëve që të braktisin fushën, por ndryshon mendje menjëherë dhe i urdhëron të vijojnë ndeshjen. Dhe kështu që gjithçka rinisi dhe në të 31-ën është Besa që shënon golin e dytë me Meçjen. Këtu ndodh absurdi, pasi kavajasi ndalon lojën dhe futbollistët largohen nga fusha para syve të presidentit Nexhat Bizhdili.

Me sa u kuptua, veprimi i tyre erdhi pas aprovimit të këtij të fundit. Ndërpritet përfundimisht miqësorja dhe të dyja ekipet u drejtohen dhomave të zhveshjes. Të 24 lojtarët që ishin në fushë largohen duke bërë shaka, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Një veprim vërtet i habitshëm, pasi deri në minutën e 32-të nuk pati as edhe një rast të vetëm acarimi apo ndërhyrje të ashpra. Një ndërprerje për “Guinness” kjo e Besa-Erzeni. E vështirë të gjendet arsyeja e këtij veprimi. Kujtojmë se të gjithë aktorët ishin kavajas, që nga treshja e gjyqtarëve, por edhe trajneri mik. Ky fakt ndikoi, me sa duket, që gjatë takimit, në momentet e ndërprerjes si dhe pas ndalimit të lojës, të mos ketë asnjë konfrontim, qoftë edhe me fjalë mes palëve. Për të marrë vesh më shumë, gazeta kontaktoi me vetë Nexhat Bizhdilin. Presidenti e shpjegoi kështu vendimin: “Siç e patë, loja po luhej nën reshje shiu. Kemi të dëmtuar Kainën e Peqinin, që s’i aktivizuam. Duke parë motin, gjykova të mos rrezikoj me dëmtime të tjera. Kjo është e gjitha”.

Related posts

HUMBJA ME KASTRIOTIN/ Gjici:Mjaft kam toleruar, gjoba gjithë ekipit

F.autor

“NUK KAM QENË VETVETJA PËR 12 VITE”/ Gatusso zbulon sëmundjen që po kalon: Thanë se do të vdesë, por…

Delo.autor

E FUNDIT/ CHAMPIONS LEAGUE: Plotësohet i gjithë shorti, grup “ferri” për INTERIN dhe JUVENTUSIN

Isa.Autor

Leave a Comment