Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME NË LA LIGA/ Po bëhet virale. 7 minuta në fushë me telefon, më pas arbitri…

Imazhet e ndeshjes së La Liga-s mes Athletic Bilbao-s dhe Huesca-s kanë bërë xhiron e internetit.

Jo për shkak të një goli spektakolar ose një gjesti teknik të jashtëzakonshëm, por për një episod të pazakontë që ka bërë të qeshin protagonistët dhe të gjithë spektatorët.

Në minutën e 52-të, mbrojtësi i miqve Pulido, i ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, ka kuptuar se është kthyer në fushë nga dhomat e zhveshjes me celular.

Nuk dihet ka vendosur ta informojë arbitrin e ndeshjes për këtë vetëm pas disa minutash. Gjyqtari ka ndalur ndeshjen, ka rikuperuar smartphone nga duart e Pulido-s dhe ia ka dorëzuar arbitrit të katërt.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë menduar se ka qenë arbitri ai që kishte harruar ta linte celularin në dhomat e zhveshjes.

Fati ka dashur që në minutën e 86-të, kur ndeshja ishte akoma 0-0, Pulido është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, pasi ka shkaktuar një penallti.

Pas daljes nga skena të mbrojtësit harraq, Bilbao ka shënuar penalltinë me Kodro dhe më pas ka dyfishuar avantazhin në kohën shtesë me Nunez,  duke e mbyllur ndeshjen e çuditshme 2-0.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Lewandowski ose Vardy për të zgjidhur problemet e sulmit të Chelseat

Delo.autor

Iran-Portugali/ Publikohen formacionet zyrtare, Ronaldos i duhet barazimi

Isa.Autor

SFIDA FINALE NDAJ BRAZILIT PËR “COPA AMERICA”/ Skaloni: Të fitojmë për Messin dhe për veten

Delo.autor

Leave a Comment