Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Para se të hidhej shorti e mësohej rivali, ja si u shitën biletat

Një entuziazëm i paparë për kualifikimin në turin e 1/8-ve të Europa League, aq sa biletat e ndeshjes së radhës janë shitur para se të hidhej shorti dhe të mësohej emri i rivalit. Kështu ka ndodhur sot në Gjermani. Klubi i Eintracht Frankfurt ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen që do të luajë në fushën e tij, në turin e radhës, pak orë para se të mësonte se më 7 mars do të përballet me Interin.

Klubi i Eintracht kishte nisur shitjen e biletave disa orë para se të hidhej shorti, me shpresën që të kishte një short të mirë, ndaj një rivali me emër dhe pati fat. Gjermanët do të përballen me Interin, që kur të shkojnë në Frankfurt do të shohin një stadium të mbushur plot. Duket se tifozët kishin vendosur që ta ndiqnin ekipin e tyre me çdo kusht, pavarësisht se kush do të ishte rivali.

“Entuziazmi për pjesëmarrjen në Kupat e Europës nuk njeh limite dhe kjo ka bërë që tifozët të vijnë në stadium, pavarësisht emrit të rivalit. Ne kishim besim te tifozët tanë dhe ata iu përgjigjën pozitivisht ftesës tonë, duke i prerë biletat para se të hidhej shorti. Ne jemi të kënaqur që ndaj Interit do të kemi stadiumin plot”, thanë drejtuesit e klubit gjerman.

Related posts

Nis kampionati botëror/ KOSOVA sfidon SUPERFUQITË për medalje në XHUDO

Isa.Autor

“FA CUP”/ “Djajtë e Kuq” thellojnë krizën e Chelseat dhe kalojnë në çerekfinale

Delo.autor

SUPERIORJA SPEKTAKOLARE/ Kjo javë ishte e mbushur me gola fantastikë… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment