Futboll Kategoria Superiore Sport

“E RËNDËSISHME ËSHTË TË VAZHDOJMË ME REZULTATE POZITIVE”/ Sulmuesi Leira: Dua të ndihmoj Kukësin për kampion

Matheus Leira dos Santos shënoi golin e parë me Kukësin dhe është i lumtur për këtë fakt, por u gëzohet më së shumti pikëve të skuadrës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Panorama Sport”, ai shprehet se do të japë gjithnjë më të mirën për skuadrën që të marrë maksimumin dhe në fund të fitojnë titullin kampion.

“Normalisht është kënaqësi kur shënon dhe sidomos kur skuadra merr pikët. Ishte goli im i parë me Kukësin dhe jam i lumtur për këtë. Hymë në fushë për ta fituar ndeshjen dhe merituam gjithçka. E rëndësishme është që po vijojmë me serinë e rezultateve pozitive”, u shpreh fillimisht braziliani. Më tej, 25-vjeçari kërkon t’i shohë ndeshjet me radhë, për të shkuar deri te titulli në fund.

“Jemi të dytët aktualisht, por ne do t’i marrim ndeshjet me radhë për të arritur deri në objektivin final siç është titulli kampion, por do të ecim hap pas hapi. Objektivi personal? Nuk është se kam një objektiv personal, pasi e rëndësishme është që të fitojë skuadra në fund. Por, normalisht dëshiroj të bëj sa më shumë ndeshje pozitive dhe të ndihmoj skuadrën për t’u shpallur kampione”, vijoi braziliani. Ai foli edhe për sfidën e radhës me Kastriotin.

“Për mua çdo ndeshje është e vështirë dhe duhet dhënë maksimumi. Ne kemi një ekip të mirë dhe stërvitemi fort çdo ditë. Do të luajmë për të fituar, si në çdo ndeshje, edhe pse kemi respekt për çdo kundërshtar me të cilin do të përballemi”, përfundoi 25- vjeçari i skuadrës së Kukësit prononcimin e tij për gazetën.

Related posts

DUELI PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOR/ Ja kush qëndron pranë trajnerit Lerda (FOTO)

Delo.autor

RRËFEN HISTORINË E TIJ/ Gerrard: Kisha veshur fanellën e Man United, babai do të më…

Isa.Autor

Vitet kalojnë, por Luciano Moggi nuk e harron Calciopoli-n…

Sadik.Autor

Leave a Comment