Futboll Seria A Sport

ARRITI 100 NDESHJE ME FANELLËN E JUVENTUS/ Ronaldo: Këtë vit mund të ëndërrojmë diçka madhështore

Për Kristiano Ronaldon çdo ndeshje përbën një rekord më vete dhe dje ndaj Xhenoas, përveç se luajti ndeshjen e 100 me bluzën bardhezi, në të cilat ka shënuar 79 herë (0.79 gola mesatarisht për ndeshje), portugezi dje është bërë i pari futbollist që ka prekur 400 prezencat në rang klubesh, pas vitit 2000 (e ndjek Mesi me 365 dhe Bufon me 350).

Në të njëjtën kohë, ai ka vendosur një rekord personal në këtë vit diellor 2020 me Juven, pasi ka festuar 30 golat. “Jam i lumtur për rekordin e 400 ndeshjeve, apo edhe këtë personalin me Juven.

Por jam më tepër i lumtur për 100 ndeshjet e mia me këtë ekip fantastik, të cilat në fund u finalizuam me tri pikë. Ishte ky objektivi ynë dhe ia dolëm, pasi nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë”, bëri hyrjen e tij CR7.

Kristiano, mendoni se fitorja me Barcelonën ishte kthesa në nivel psikologjik?

Shumë e rëndësishme, sepse fituam bindshëm kundër një skuadre madhështore si Barcelona. Dhe suksese si ato, të ofrojnë shumë vetëbesim, gjen forcën për të ardhur në Xhenova dhe të bësh një tjetër 90 minutësh të dominuar në çdo sekond të sajin, ndonëse rivali mbrohej me 11 veta.

Cila ishte vështirësia e ndeshjes me Xhenoan?

Pas Champions-it është gjithmonë e komplikuar të luash, sepse je i lodhur psikologjikisht. Nga Europa te kampionati ke nevojë të ndërrosh mikroçip. Dhe Pirlo na e ndërroi çipin, na e përgatiti ndeshjen siç duhej, na tregoi sesi duhej të luanim për të vazhduar gjithçka të mirë bëmë në Barcelonë.

Juventusi vjen nga 9 tituj radhazi, ndërsa Champions-i mungon prej shumë kohësh. Është Europa objektivi juaj?

Objektivi i Juves çdo vit është të fitojë kampionat dhe Champions, por në fund vetëm një skuadër triumfon. Gjithsesi, ne jemi shumë të bindur se mund të ëndërrojmë diçka madhështore sivjet.

Related posts

Milani afër marrëveshjes me katalanasit për yllin brazilian

Q.Autor

Guardiola kërkon të qëndrojë edhe 10 vite të tjera te City

Q.Autor

KËRKON REVOLUCIONIN E MADH/ Zidane dëshiron të mbajë 17 lojtarë në ekip, listës i mungon emri i madh

Delo.autor

Leave a Comment