Futboll Sport

E ARDHMJA PA MESSIN/ Bartomeu përgatit Barcelonën për nisjen e një epoke të re pa argjentinasin

Lionel Messi po kalon vitet e fundit në fushën e blertë dhe te Barcelona kanë nisur përgatitjet për të përballuar largimin e tij. Një gjë të tillë e ka pohuar presidenti i blaugranëve, Josep Maria Bartomeu.

Bartomeu thotë se transferimit të klubit janë një tregues se skuadra po përgatiten për kohën pasi numri 10 blaugranas të tërhiqet nga ekipi.

Barca muajin e kaluar konfirmoi transferimin për 65 milionë paund të mesfushorit 21-vjeçar Frenkie de Jong nga Ajax.

Messi aktualisht është 31 vjeç, ka shënuar 581 gola në 664 ndeshje për Barcelonën.

Në një intervistë për “BBC Radio Five Live” Bartomeu tha se në klub janë gati të dëgjojnë vullnetin e lojtarit dhe për këtë kanë nisur të transferojnë në skuadër lojtarë të mëdhenj.

“Unë e di që një ditë Lionel do të thotë se po tërhiqet. Ne duhet ta përgatisim klubin për të ardhmen. Ne po sjellim lojtarë të mëdhenj në ekip, sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë epokë suksesi. Kjo është përgjegjësia jonë. Mandati im do të përfundojë pas dy sezonesh, kështu që unë duhet të largohem nga klubi në një pozitë të mirë dhe t’i them presidentit të ri, kjo është trashëgimia jonë”, tha mes të tjerash numri 1 i Katalanasve.

Argjentinasi ka kaluar të gjithë karrierën e tij si profesionist në “Camp Nou”, dhe aktualisht në kontratën me Barcelonën i kanë mbetur vetëm dy vite e gjysëm.

“Mandati im do të përfundojë në dy sezone, kështu që unë duhet të largohem nga klubi në një pozicion të shkëlqyeshëm dhe t’i them presidentit të ri se kjo është trashëgimia jonë“, tha Bartomeu.

Në vitin 2017, Messi tha se kishte kaluar më afër ëndrrës së tij të “mbarimit të karrierës sime në shtëpi” pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të re të Barçës, me klauzolën e blerjes që u rrit në 700 milion euro.

Ai ka fituar nëntë tituj të La Ligas me Barcelonën, si dhe katër tituj Champions League dhe gjashtë Copa del Rey.

Related posts

Real Madrid mirëpret ofertën €50mln për të larguar Benzema

Q.Autor

FIA MERR VENDIMIN/ Ideja e çmendur e drejtuesve, botërori i Formula 1 me 30 gara

Delo.autor

LIVE/ Zbllokohet sfida, Polonia “ndihmon” Senegalin të kalojë në epërsi (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment