Futboll Sport

E TRISHTË/ Vazhdon “mallkimi” pas 4 vitesh ndaj klubit brazilian, presidenti vdes nga COVID-19

Tragjedia nuk i ndahet klubit brazilian Çapokoense 4 vite pas vdekjes së 19 pjesëtarëve në fluturim ajror. Mbrëmjen e djeshme u nda nga jeta dhe presidenti i klubit, Paulo Rikardo Magro. 57-vjeçari vdiq si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara prej koronavirusit.

Ai ishte shtruar në spital që prej datës 18 dhjetor, por pavarësisht trajtimit mjekësor intensiv dhe kujdesit të vazhdueshëm, ishte e pamundur që ai të shpëtohej. Lajmi u dha nga klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Magro mori drejtimin e klubit në gusht të 2019-ës pas dorëheqjes së Plinio David de Nes Filho. Ai zgjati zgjati mandatin edhe për një vit në gusht të 2020-ës.

Çapokoense u trondit nga tragjedia e 28 nëntorit 2016 ku avioni me 77 pasagjerë që fluturonte drejt Kolumbisë u rrëzua nga kuhumbën jetën 71 persona, mes tyre lojtarët, stafi teknik dhe presidenti. Skuadra po përgatitej për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Sudamericana. Ngjarja në fjalë konsiderohet një nga tragjeditë më të rënda në historinë e futbollit.

Related posts

BLACKPOOL – ARSENAL/ “Topçinjtë” kërkojnë fitoren e parë në “FA Cup” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FLET ISH MBORJTËSI I LONDINEZËVE/ Giroud duhet të shënojë, Hazard nuk mundet vetëm

Isa.Autor

Zidane deklaratë të pabesueshme për Ronaldon, zhgënjehet keq Messi

Q.Autor

Leave a Comment