Basketball Sport

NBA/ Miami hakmerret ndaj Bucks, Lakers mposhtin rivalët e Spurs

Skuadra e Miami fitoi 119-108 ndaj Milwaukee Bucks, duke u hakmarrë për humbjen e turpshme të një dite më parë, po në fushën e saj. Këtë herë Milëaukee nuk pati “ndihmën” e gjuajtjeve nga distanca edhe pse Antetokounmpo realizoi 26 pikë. Për Miami u dallua Dragic me 26 pikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mundi 121-107 San Antonio, një përballje mes dy ekipesh rivale në Perëndim. LeBron James realizoi 26 pikë, duke regjistruar ndeshjen nr.1000 radhazi me më shumë se 10 pikë.

Fiton edhe Brooklyn, që mundi 145-141 Atlanta pas një ndeshje spektakolare dhe me plot 286 pikë. Durant me 33 pikë e 11 rebound ishte shënueis më i mirë i ndeshjes për Brooklyn.

NBA – Rezultatet e sotme

Boston – Memphis, 126-107

Brooklyn – Atlanta, 145-141

Miami – Milwaukee, 119-108

Dallas – Charlotte, 99-118

San Antonio – Lakers, 107-121

Related posts

Berlusconi, këshillë Milanit: Luani kështu dhe do fitoni me disa gola derbin! (SKEMA)

F.autor

REAL MADRID-ALAVES/ Pas 11 minutash lojë, Benzema shënon me “bekimin” e Ramos (VIDEO)

Delo.autor

ÇMENDURIA nuk njeh limite, ‘AS’: MODRIC transferohet tek INTERI me parametra…

Isa.Autor

Leave a Comment