Futboll Seria A Sport

ELIMINIMI I INTER NGA CHAMPIONS/ Tifozët e Manchester United tallen në rrjetet sociale: Ky është Lukaku që njohim

Në fund, ndeshjen kundër Shakhtar e ka vendosur Lukaku, edhe pse jo ashtu siç pritej.

Sulmuesi i Inter-it nuk ka shënuar, por ia ka mohuar golin Sanchez-it, duke u gjetur në trajektoren e një goditje me kokë të kilianit.

Tani, përveç hidhërimit për eliminimin nga kompeticionet europiane, zikaltrit duhet të durojnë edhe talljet e tifozëve të Manchester United.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në momentin e gafës së Lukaku-t. Fraza më e përdorur? “Ja Lukaku që njohim”.

Një përsëritje e asaj që ka ndodhur disa muaj më parë, kur vetë sulmuesi ka vendosur finalen e Europa League kundër Sevilla-s, por duke dërguar topin në portën e tij.

Më pas, fakti që Lukaku i ka mohuar golin vendimtar për kualifikimin Sanchez-it e bën gjithçka akoma më argëtuese për tifozët e Manchester United.

“Goditje me kokë e Sanchez, e bllokuar nga Lukaku. Më duket shumë Manchester United 2018”.

Me pak fjalë, zhgënjimi për kualifikimin e munguar të skuadrës së zemrës është lehtësuar në ndonjë mënyrë nga dështimi i dy ish-yjeve të tyre.

Related posts

Napoli zgjedh ngërçin politik në Itali formon “qeverinë” me lojtarët/ Hysaj nuk merr asnjë ministri

Sadik.Autor

PO KALON NJË PERIUDHË TË VËSHTIRË/ Manchester United gati sulmin për dy talentet e shumëkërkuar

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ Për Martial futen në garë edhe rekordmenët gjerman

Isa.Autor

Leave a Comment