Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Ndeshje spektakolare. Milan mposht me “POKER” Celtic dhe siguron kualifikimin

Milani siguron kualifikimin në fazën tjetër të Europa League duke kaluar grupin pas një ndeshje që nisi si mos më keq me dy gola të shpejtë te Celtic, por të përmbysur me një reagim të fortë që në pjesën e parë, në një 2-2 spektakolar, për ta përmbushur më pas misionin në pjesën e dytë me dy gola të tjerë dhe kompletuar pokerin.

Në sajë të suksesit të Lille ndaj Sparta Prague (2-1) ekipi kuqezi kështu ndeshjen e fundit do të shkojë thjesht për të luajtur për vendin e parë në grup, teksa aktualisht e mbajnë francezët, që do të udhëtojnë në Skoci ndeshjen e fundit.

Me shumë mungesa dhe një rotacion të gjërë, kuqezinjtë e nisën në gjumë ndeshjen duke u goditur dy herë. Një gabim i Krunic i hapi rrugën avantazhit mik që më pas dyfishuan teksa Kjaer u dëmtua dhe u zëvendësua nga Romagnoli.

Por, Milani reagoi me një perlë nga Calhanoglu në goditje dënimi dhe më pas Castillejo. Në pjesën e dytë u ndez Hauge dhe me një magji gjeti 3-2, duke dhënë pastaj asistin për 4-2 nga Diaz.

Related posts

Juventus arrin fitore të thellë ndaj Bolognas, ‘parakalon’ Interin në vendin e dytë

Q.Autor

SKANDALI/ Miliona euro për të drejtat e Botërorit. Pranohen super rryshfetet ndaj Blatter dhe FIFA

Delo.autor

SPEKTAKËL NË MIQËSORE/ Ylli Manaj nuk di të ndalet, realizon një “PERLË” me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment