Futboll Sport

FANELLA E MARADONËS KUSHTON 2 MILIONË DOLLARË/ Ish-lojtari i Anglisë “shtang” me përgjigjen e tij epike

Sendet e Diego Armando Maradonës janë me shumë vlerë, sidomos tani kur ai ndodhet i vdekur dhe gjërat e tij me vlerë kërkohen nga persona të ndryshëm për të ruajtur një kujtim të tij.

Stiv Hoxh, ish-mesfushor i Anglisë tha se fanella e Argjentinës e veshur në Kupën e Botës së 1986 nuk është në shitje. Hoxh aktualisht 58-vjeçar, shkëmbeu fanelën e tij me Maradonën në atë ndeshje kundër Argjentinës ku Anglia e tij u mund nga goli i “El Pibe de Oro”.

Ai është përballur edhe me zëra se do të përfitonte shuma marramendëse nga shitja e asaj fanele. Aktualisht fanella ndodhet në Muzeun Ndërkombëtar të Futbollit në Mançester dhe sipas vlerësimeve ajo bluzë kushton 2 milionë dollarë. Gjatë një interviste për “BBC Nottingham”, Hoxh foli për Maradonën dhe për atë ndeshje ndaj Argjentinës:

“E kam mbajtur për 34 vite dhe nuk kam provuar asnjëherë ta shes. Më pëlqente ta kisha. Ka një vlerë të jashtëzakonshme sentimentale. Po, Maradona na ka shkaktuar dhimbje në vitin 1986, por në çdo anë të globit respektohej dhe njerëzit vlerësonin gjeniun e tij.

Ajo ndeshje nuk do të harrohet kurrë në historinë e futbollit. Nuk e kam fajësuar kurrë për atë prekje të topit me dorë. Kurrë. Ishte i parregullt, por kushdo që ka luajtur futboll, e di se ndonjëherë e provon.”, përfundon Stiv Hoxh.

Related posts

MILANI DHE JUVE NË FESTË/ Nuk po rinovon me Man United, Herrera nxirret në shitje

Isa.Autor

REAL MADRID-GRANADA/ Zidane i beson treshes së sulmit Rodrygo, Benzema dhe Lucas (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Përcaktohet kundërshtari i Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit

Delo.autor

Leave a Comment