Futboll Sport

ZYRTARE/ “E kam ditur gjithmonë që herët apo vonë…”, lojtari i Interit konfirmon largimin nga futbolli i luajtur

Aleksandër Kolarov i ka dhënë zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur.

Mbrojtësi serb, i cili ishte në skadencë kontrate me Interin më 30 qershor, me anë të një letre drejtuar medias italiane “ANSA” ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 36-vjeçare.

Në letrën e shkruar ai ka deklaruar se menjëherë do të nisë punën për të nisur kursin e skautit dhe të drejtorit sportiv:

“Sot i them lamtumirë futbollit. E kam ditur gjithmonë që herët a vonë kjo ditë do të vinte dhe, pavarësisht kësaj, jam mirënjohës që kam arritur të realizoj atë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime.

Tashmë jam projektuar drejt ‘jetës sime të dytë’ në botën e futbollit.

Dhe për këtë, sapo të publikohen njoftimet, do të regjistrohem në kurset e kualifikimit, fillimisht si skaut dhe menjëherë më pas si një drejtor sportiv në Qendrën Teknike Federale të Coverçianos”, ishte letra e Aleksandër Kolarov.

Më parë serbi ka mbajtur veshur edhe fanellat e OFK Beograd, Lacios, Mançester Sitit dhe Romës.

Në sezonin që përfundoi në Serinë A me fanellën e Interit, Kolarov u aktivizua gjithsej në 3 ndeshje, por pa mundur dot të shënojë gol dhe të dhurojë asist.

Related posts

REVOLUCION TEK UNIFORMA/ Kështu do të jetë fanella e Interit për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Delo.autor

“DERBI LAZIO-ROMA DO TË SHIKOHET NË TË GJITHË BOTËN”/ Igli Tare: Kemi sjellë trajner të shkëlqyer, mund të…

Delo.autor

Ronaldo: PSG ka lojtarë të jashtëzakonshëm, ne kemi këtë ‘armë’ të fortë

Q.Autor

Leave a Comment