Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Teuta mposht “Verilindorët” dhe ngjiten në vendin e dytë në renditje

Teuta ka mposhtur Kukësin me rezultatin 0-3 në ndeshjen përmbyllëse të javës së 12-të të Kategorisë Superiore, e cila ishte edhe e fundit për vitin 2020.

Një 3 pikësh i artë për durrsakët e Edi Martinit, që ngjiten në vendin e dytë. Vlen të theksohet fakti se Teuta e mbyll këtë vit kalendarit pa humbje, për sa i përket këtij sezoni. Në 12 ndeshje “djemtë e detit”, kanë arritur të sigurojnë 4 fitore dhe 8 barazime.

Pavarësisht disfatës me 3 gola, Kukësi i Rrahman Hallaçit, zhvilloi një ndeshje relativisht të mirë, ku në pjesën e parë, verilindorët protestuan për 2 penallti të padhëna, të cilat do të prodhojnë mjaft polemika.

Emiljano Vila, Bregu dhe Lorenco Vila, ishin autorët e golave për Teutën në këtë përballje.

Related posts

BESON PËR NJË TJETËR SEZON TË SUKSESSHËM/ Flet Klopp: Pretendët për titull janë…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 2-0

Delo.autor

Guardado: Po pregatisim “helmin” për Neymar: “FIFA dhe arbitrat ta ndalin!”

Isa.Autor

Leave a Comment