Futboll Sport

MERKATO “BOMBË”/ Ja cila është kërkesa e Lopeteguit për presidentin Perez…

Julen Lopetegui ka nisur planet për sezonin që pritet të fillojë në krye të Real Madrid. Trajneri spanjoll i ka idetë e qarta dhe mes futbollistëve që ka kërkuar nga presidentin Florentino Perez është një qendërsulmues.

Karim Benzema nuk e bind trajnerin Lopetegui, i cili ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit “Los Blancos” se dëshiron të ketë një tjetër numër 9 si titullar. Marrja e Harry Kane nga Tottenham është shumë e vështirë, sepse qendërsulmuesi anglez apo ka rinovuar kontratën dhe kësisoj objektivi numër 1 është Mauri Icardi i Inter.

Argjentinasi do të pranonte me kënaqësi kalimin te Real, por duhet bindur klubi zikaltër dhe për këtë duhen rreth 120-130 milionë euro.

Problemi kryesor për Lopetegui është gjetja e një golashënuesi, tani që Cristiano Ronaldo është larguar, kësisoj Real është i detyruar të investojë.

Related posts

Valverde: Largimi i Neymar, një moment i vështirë për Barcelonën

Q.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Eriksen plus 20 milionë euro, Inter gati të afrojë në Milano yllin e Realit…

Delo.autor

Prapaskena, Luftëtari refuzoi dy oferta serioze për Bregun

Sadik.Autor

Leave a Comment