Futboll Seria A Sport

FITORJA E GJASHTË RADHAZI NË KAMPIONAT/ Inter mposht Spezia dhe i bën presion “Kuqezinjve” në krye

Inter arrin fitoren e gjashtë rradhazi në Serinë A italiane, ku mposhti 2-1 në “Giuseppe Meazza” skuadrën e Specias.

Inter arrin fitoren e gjashtë rradhazi në Serinë A italiane, ku mposhti 2-0 në “Giuseppe Meazza” skuadrën e Specias.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura ku golat për skuadrën e Antonio Kontes ishin rezervuar në fraksionin e dytë të takimit me Ashraf Hakimin autor të golit të parë në minutën e 51′, dhe 20 minuta më vonë me Romelu Lukakun i cili shndërroi në gol një 11-metërsh. Pikoli ngushtoi diferencën 90+4′ duke e mbyllur takimin  në shifrat 2-1.

Inter nuk po di më të ndalet, ku korri edhe një tjetër sukses duke e çuar në 6 serinë e rezultateve pozitive në kampionat duke e mbajtur në konstant në presion Milanin kryesues ku aktualisht ndodhet në -1 pikë larg.

Dy ndeshjet e tjera të luajtura në orën 15:00 ishin, Kaljari-Udineze e përfunduar në barazim 1-1, dhe Benevento-Genoa e përfunduar me rezultatin 2-0.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan gjen zëvendësin e Ibrahimovic, hedh “tentakulat” për yllin e Real Madrid…

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Laçi-Kukësi. Rezultati 3-0

Delo.autor

ERDHI SINJALI? Nëna dhe motra e Neymar udhëtojnë drejt Barcelonës. Pritet…

F.autor

Leave a Comment