Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Milan mposht Sassuolon me gjysmë ekipi, Leao shkruan historinë

Milani kthehet te fitorja dhe e bën në një fushë të vështirë ndaj Sassuolo dhe me një pjesë të parë të mrekullueshme nga djemtë e Piolit, që mund të kishin shënuar edhe më shumë se dy gola…

Suksesi vjen pas 6 sekondash kur Leao niset në topin e parë që nis loja dhe realizon duke shkruajtur historinë e Serie A dhe top 5 kampionateve europiane. Goli më i shpejtë ndiqet nga një tjetër gol, por anulohet për pozicion jashtë loje te aksioni i manovrës sulmuese kuqezi (shënoi Calhanoglu, e hoqi VAR)

Por, djemtë e Piolit, edhe pse me mungesa big (Rebic, Ibrahimovic, Kjaer, Gabbia dhe Bennacer) gjejnë mundësinë për të shënuar edhe të dytin.

Theo merr krahun si shigjetë dhe asiston për Saelemaekers që nuk fal dhe gjen golin e dytë. Sassuolo goditet, Milani humbet Tonalin për dëmtim, i disati radhazi. Në vend të tij Krunic.

Ndërkohë, menaxhohet ndeshja, mes rasteve të Sassuolos dhe disa shpëtimeve të Donnarumma dhe mbrojtjes, deri kur në fund Berardi gjen me fat golin e 1-2 duke rindezur shpresat por pasi akordohen 3 shtesë dhe shkojnë gati 5 për shkak të vonesave, vjen vërshëllima e arbitrit dhe fitorja e Milanit, që vazhdon të ruajë kreun e renditjes me 31 pikë!

Related posts

​Agjenti: Për ta rrëzuar Hysajn nevojitet shumë më shumë se një…

Q.Autor

E KRAHASUAN ME “PLESHTIN”/ Gerard Deulofeu: Rikthimi te Milani? Pse jo, i kam dyert e…

Delo.autor

E ARDHMJA NË PIKËPYETJE/ Chelsea “tremb” Romën, Lukaku drejt Arabisë Saudite?

F.autor

Leave a Comment