Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY NIS RRUGËTIMIN NË CHAMPIONS/ Guardiola: Jam përgjegjës për dështimet e klubit në…

Çdo fillimsezoni europian, Pep Guardiola e gjen veten përballë pyetjes nëse do të arrijë të fitojë Ligën e Kampioneve me një tjetër skuadër përveç Barcelonës. Nuk ia doli te Bajerni i Mynihut gjatë tre viteve të tij në Gjermani dhe nuk e ka bërë as këto katër vite të para në Mançester, në stolin e Sitit. Por tekniku katalanas, i cili merr përgjegjësitë e dështimeve të tij europiane, thotë se këtë sezon Siti do ta provojë sërish, por nuk është ky momenti për të folur për të. Rrugëtimi i “Qytetarëve” nis sot me ndeshjen kundër Portos.

“Çdo sezon nis njëlloj. Është vetëm ndeshja e parë. E para e të parave, pastaj e dyta dhe ne jemi ende larg për të menduar për objektiva të mëdha. Duhet të luajmë gjashtë ndeshjet e grupit. Çdo sfidë është e rëndësishme. Kur luan duelin e parë në transfertë nuk është edhe aq e rëndësishme sesa ndeshja e parë në shtëpi. Prandaj ka rëndësi që ta nisim duke marrë tri pikët të mërkurën”, tha trajneri i Sitit në konferencën për shtyp.

Eliminimi surprizë nga Lioni në çerekfinale, sezonin e shkuar është ende i freskët në mendjen e trajnerit. “Ishte një moment i vështirë. U ndjeva shumë fajtor për mënyrën sesi klubi u largua. Nuk isha në gjendje për të drejtuar skuadrën dhe ndihem përgjegjës për atë eliminim. Por duke parë ndeshjet ne duhet të pranojmë realitetin që nuk ishim mjaftueshëm mirë. Nuk luajtëm keq, patëm disa momente të mira, por ndonjëherë bëmë gabime dhe në këtë kompeticion ti nuk mund t’i bësh ato”.

Related posts

I DEL NË KRAH GRANIT XHAKËS/ Klopp: Ky futbollist i shkëlqyer meriton respekt

F.autor

Bayern nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Leverkusen

Q.Autor

Higuain, i mbingarkuar nga entuziasmi i tifozëve: I lumtur të jem këtu, te Milani

Isa.Autor

Leave a Comment