Futboll La Liga Sport

FRANCEZI NDRYSHON STRATEGJINË/ Zidane harron të bëjë zëvendësime, “shpik” një formulë të re tek Real Madrid

Zinedin Zidan ka ndryshuar “formulën” për Realin e Madridit. Tashmë nuk ka vetëm një formacion tip (8 lojtarë kanë qenë titullarë gjithmonë në 4 ndeshjet e fundit). Zizu ka ndryshuar edhe strategjinë e zëvendësimeve. Rregullorja e FIFA-s i ndihmon skuadrat duke parë kalendarin e ngjeshur që të bëjnë 5 zëvendësime. Por trajneri francez i Realit të Madridit ka vendosur që t’i “injorojë” këto zëvendësime dhe në katër ndeshjet e fundit ka 2.25 zëvendësime për ndeshje. Ai ka bërë një zëvendësim me Sevijen, dy me Gladbahun dhe tri me Atletikon e Madridit dhe Bilbaon.

Vetëm Marko Asensio është aktivizuar në të gjitha këto ndeshje si zëvendësues dhe ndiqet nga Rodrigo, i cili u fut në fushë kundër Atletikos dhe Bilbaos. Përveç tyre, ka tre futbollistë që janë aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjeve nga një herë. Arribas luajti ndaj Gladbahut, Valverde u fut me Atletikon e Madridit dhe Isko kundër Bilbaos. Zëvendësimi më interesant ishte kundër Gladbahut, ku trajneri Zidan preferoi Arribasin përpara Iskos, i cili qëndroi në pankinë gjatë 90 minutave.

Kur u pyet për këtë gjë, Zidan tha se nuk ka ndërmend të bëjë zëvendësime kot. “Është e vërtetë që nuk kam bërë zëvendësime. Nuk do të ndryshoj sa për të ndryshuar, por i shoh mirë 5 zëvendësimet me këtë kalendar të ngjeshur që kemi”, ka thënë Zidan. Ai është në favor të 5 zëvendësimeve, por në realitet nuk i bën ato. Kurtua, Vaskez, Varan, Mendi, Kros, Modriç, Vinicius dhe Benzema kanë qenë titullarët e tij të paprekshëm. Ramos, Karvahal dhe Kasemiro kanë humbur ndonjë ndeshje për shkak të dëmtimeve apo kartonëve, por kurrë për vendim teknik të trajnerit.

Related posts

Jose Mourinho feston finalen duke sulmuar kritikët…

Sadik.Autor

Franca fiton miqësoren, por humbet yllin e ekipit (VIDEO)

Isa.Autor

“RILINDJA E DJALLIT”/ MILANI ndryshon edhe përgjegjësin e TALENTEVE, afrohet zbuluesi i MBAPPES (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment