Futboll Seria A Sport

“GOLDEN FOOT AWARD”/ Fitohet vetëm 1 herë në karrierë, Cristiano Ronaldo merr çmimin special

Një tjetër çmim special për Kristiano Ronaldon. Ylli portugez mori sot çmimin “Golden Foot Award”, (Këmba e Artë), teksa siç e kërkon tradita gjurmët e këmbëve të tij do të ekspozohen në të famshmen ‘The Champions Promenade’ në Monte-Karlo.

“Marrja e këtij çmimi është një nder. Jam i lumtur që gjurmët e mia do të jenë afër atyre të kampionëve të tjerë të mëdhenj dhe falënderoj të gjithë tifozët që votuan për mua. Unë gjithmonë do të bëj çmos për të luajtur mirë dhe për të shënuar gola”.

Vlen të theksohet fakti që ky është çmim që fitohet 1 herë në karrierë dhe është e rezervuar për lojtarët mbi moshën 28 vjeç. Ishte  Louis Dukruet, djali i Princeshës Stephanie të Monakos, që përfaqësonte Princin Alberti II i Monakos, ai që dekoroi Kristiano Ronaldon.

LISTA E PLOTË E FITUESVE:

2020 – Kristiano Ronaldo
2019 – Luka Modriç
2018 – Edinson Kavani
2017 – Iker Kasijas
2016 – Xhanluixhi Bufon
2015 – Samuel Eto
2014 – Andres Iniesta
2013 – Didier Drogba
2012 – Zllatan Ibrahimoviç
2011 – Rajan Gigs
2010 – Françesko Toti
2009 – Ronaldinjo
2008 – Roberto Karlos
2007 – Alesandro Del Piero
2006 – Ronaldo
2005 – Andrij Shevçenko
2004 – Pavel Nedved
2003 – Roberto Baxho

Related posts

Bayern Munich, përleshen në stërvitje James dhe Rudy

Q.Autor

“EURO 2020″/ “3 Luanët” nuk ndalen. Pas një asist nga Grilish, ylli Kane ndëshkon me kokë Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Pas një asist perfekt nga Deliu, Guindo ndëshkon “Korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment