Boks Sport

I BEFASON TË GJITHË/ Boksieri Anthony Joshua: Jam më pranë duelit me Usyk se sa me Fury

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, WBA, WBO) ka vënë në dilemë dy sfidat që ai ka planifikuar vitin tjetër me Tyson Fury. Joshua u shpreh sot se ai është më pranë zhvillimit të një dueli me ukrainasin Oleksandr Usyk se sa me patrotin e tij Fury, që mban titullin e kategorisë WBC.

“Unë nuk e di nëse Fury do të duelojë më Wilder apo jo. Nuk e di nëse ai do të duelojë më Kabayel apo jo. Ai deklaroi se do të përballet me mua, por nuk e ka firmosur marrëveshjen dhe ne nuk po duelojmë”, tha Joshua.

“Unë nuk e di se cfarë do të ndodhë vitin tjetër, por nëse do të vija bast të gjitha paratë e mia, do të thoja se do të përballem me Usyk. Ai është pjesë e kompanisë Matchroom si unë, i pamposhtur, kampion bote dhe i mandatuar”, shtoi Joshua.

“Kur ai thotë se do të përballet me dikë, ai e realizon këtë gjë”, tha Joshua, 23 fitore e 1 humbje në karrierën e tij. Joshua do të mbrojë më 12 dhjetor titujt kampionë bote në një duel ndaj Kubrat Pulev, në Londër.

Related posts

I PROPOZOI PËR MARTESË/ Modelja ruse i kthen përgjigjen e gëzuar Albi Dokës (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES DERBI/ Gega largon presionin: Ne jemi të vendosur, ja mesazhi për tifozët

Delo.autor

Arbitri zbulon të vërtetën e Zidane, si e goditi me kokë Materazzin (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment