Futboll Kategoria Superiore Sport

“ISHA NË BISEDIME NË DISA KLUBE”/ Egbo: Vllaznia si Tirana ime, këtu edhe taksistët bëjnë analistin

Emanuel Egbo është rikthyer të flasë për largimin e tij nga drejtimi i Tiranës, teksa thotë se në Shqipëri edhe taksistët bëjnë rolin e analistit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-trajneri i Tiranës, e vlerëson Vllazninë si skuadrën më të mirë të Kategorisë Superiore.

“Për momentin jam duke bërë pushim. Atë që më ka munguar gjatë gjithë kohës. Që kur mbarova si futbollist, jam marrë në fusha si trajner. Tani po shijoj gjërat që nuk i ka shijuar më parë. Isha në bisedime me disa klube. Unë kam parimet e mia. Nëse një klub nuk i plotëson kërkesat nuk pranoj.

Unë e kam arritur dëshirën, që të fitoja edhe njëherë kampionatin me Tiranën, këtë herë si trajner. Për Europën, nuk ishim të plotë. Batha kishte probleme dhe ishte 3 javë pa stërvitje. Kobina ishte në Ganë. U dëmtua Hoxhallari. Ishte edhe faza e bojkotit. Nëse do kishim grupin e plotë e mposhtnim Jang Bojsin.

Largimi i trajnerëve? Një fenomen që është këtu në Shqipëri, edhe taksistët bëjnë analistin e futbollit. Madje edhe në TV ka nga ata që nuk kanë luajtur asnjëherë futboll dhe analizojnë. Problemi kryesor është fakti që njerëzit nuk shohin punët e tyre. Njësoj të shkoj të bëj unë analistin për doktorin.

Nëse çdo njeri do merret me punët e tij do jetë më mirë. Unë shikoj te Vllaznia diçka që e kishte Tirana vjet. Atë harmoninë, grupin etj. Mendoj se ata do vazhdojnë, por është shumë herët. Janë edhe tre faza. Ekipet janë aty at. Vjet ishim 15 pikë larg dhe ia dolëm të shpallemi kampionë.”, u shpreh Egbo për “Abc News”.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Rashani ndëshkon Gjeorgjinë, por VAR-i i prish festën “dardanëve” (VIDEO)

Delo.autor

Kondogbia për mos grumbullimin në ekipin kombëtar: Kam punuar shumë, por kjo nuk është…

Sadik.Autor

DO TË LUAJË NË ELITËN E FUTBOLLIT KLROAT/ Shqiptari firmos kontratë 4-vjeçare me klubin Lokomotiva e Zagrebit

Delo.autor

Leave a Comment