Futboll Premier League Sport

Romelu Lukaku do të rikthehet andej nga ka ardhur!!!

Romelu Lukaku planifikon ta mbyllë karrierën në Belgjikë, jo te klubi i Manchester United ku po luan aktualisht.

Sulmuesi mbërriti në “Old Trafford”, i blerë për 85 milionë euro nga Everton, gjatë verës së kaluar. Ai ka shënuar 16 gola në Premier League dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në ecurinë e “djajve” në kampionat dhe Kupën e Anglisë.

Belgu ka dhënë gjithashtu shtatë asiste.

Kohët e fundit ai është rikthyer në klubin e Anderlecht, atje ku e nisi karrierën, për të takuar futbollistët e rinj të skuadrës belge.

Lukaku shpenzoi dy sezone me gjigantët e Belgjikës, ku ra në sytë e Chelsea që e bleu në vitin 2011.

“Endrra ime ka qenë gjithmonë të luajë për Anderlecht, – tha ai. – Premtoj se para fundit të karrierës do të rikthehem te kjo skuadër. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme atje.”

Related posts

XAVI NJOFTOI TËRHQJEN NGA FUTBOLLI/ Ja çfarë bën Iniesta për shokun e ngushtë

Delo.autor

PEZULLIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Trajneri Wenger: Më blenë të gjithë lojtarët, e merituan dënimin!

Delo.autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Toli e Najdovski titullarë tek “bardheblutë”, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment