Futboll Kategoria Superiore Sport

“JAM I ZHGËNJYER PËR GOLIN…”/ Sulmuesi i Kukësit: I pashë pamjet pas ndeshjes, s’di çfarë të them

Sulmuesi i Kukësit, Patrik Eze, ishte i zhgënjyeri më i madh i kësaj ndeshjeje, pasi iu anulua një gol i rregullt për pozicion jashtë loje. Në prononcimin e dhënë për mediat në përfundim të sfidës, ai e shfaq hapur mërzinë e tij. “Jam shumë i pakënaqur me golin e anuluar, sepse nuk ishte në pozicion jashtë loje. Pashë edhe pamjet pas ndeshjes dhe më vjen vërtet keq për këtë gol të anuluar padrejtësisht. Nuk ishte pozicion jashtë loje, nuk e di çfarë të them më tepër.

Ndeshja shkonte 1- 0 dhe mund të fitonim e normalisht jam shumë i mërzitur. Nuk i morëm dot tri pikët, edhe pse kishim raste të tjera, luajtëm më mirë sesa kundërshtari dhe dhamë maksimumin tonë. Por, duhet të shohim përpara, sepse të dielën kemi ndeshje me Partizanin dhe do të kërkojmë tri pikët me patjetër”, u shpreh fillimisht afrikani i Kukësit.

Më tej, ai shpreson te fitorja ndaj Partizanit të dielën, me shpresën për të shënuar dhe i dhënë tri pikët skuadrës. “Tani do të fokusohemi te kjo ndeshje dhe çdo takim do ta marrim me radhë dhe do të japim më të mirën tonë. Do të synojmë për të dalë me tri pikë. Unë dua të shënoj në çdo ndeshje dhe të ndihmoj skuadrën për të marrë rezultatin. Për mua është çdo gjë në rregull për aq kohë sa skuadra ku unë luaj merr fitoren. Nëse kjo ndodh, unë jam gjithnjë i gëzuar”, përfundoi prononcimin e tij Patrik Eze.

Related posts

E FRIKSHME/ Përplasje në garën e Vueltës: Çiklisti dëmtohet në mënyrë BRUTALE (VIDEO)

Isa.Autor

BOTËRORI/ Fati i “buzëqesh” Argjentinës nga penalltitë, Messi me shokë në gjysmëfinale

F.autor

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Edi Reja i beson treshes së sulmit Lenjani, Broja dhe Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment