Futboll La Liga Sport

Blerja e parë e Bayern Munchen, Real Madrid e ka në dorë

Bayern Munchen dhe Real Madrid janë dy klube që kanë raporte të mira mes tyre, edhe pse rivaliteti në fushën e blertë është i ashpër. Marrëveshjet në merkato ndër vite nuk kanë munguar, teksa më e fundit është ajo e huazimit me të drejtë blerjeje për James Rodriguez, madje për një çmim normal, duke parë vlerën që spanjollët paguan te Monaco për ta blerë. Tanimë mes palëve duhet të gjendet një marrëveshje për një tjetër futbollist.

Nuk po flasim për Robert Lewandowksi, por për mesfushorin Omar Mascharell. Shumë pak mund ta njohin këtë futbollist, që është kthyer në një objektiv për skuadrën gjermane. Lëvizja e fundit në pankinë, me Niko Kovac që ka zënë vendin e Jupp Heynckes, e ka hapur këtë pistë. Mesfushori me tipare mbrojtëse është një lojtar që njihet mirë nga trajneri kroat, pasi e ka nën urdhrat e tij tek Eintracht Frankfurt, ku luan prej verës së shkuar.

Këtë sezon 25-vjeçari spanjoll ka luajtur vetëm në pesë ndeshje në Bundesliga, ndërsa vjet është aktivizuar 28 herë në kampionat, duke qenë një nga pikat më të forta të skuadrës gjermane. Por çfarë e lidh me Real Madrid-in? Është prodhim i tyre dhe ka provuar të luajë me ta në një ndeshje në La Liga, ndërkohë që më së shumti është aktivizuar me ekipin e dytë. Më pas u huazua te Derby në Angli, si dhe te Gijon në Spanjë.

Paraqitjet e tij në këtë klub ranë në sy dhe Eintracht e bleu atë për 1 milionë euro në verën e vitit 2016, ndërkohë që në kontratë ka një kluazolë riblerje nga Real Madrid-i për 4 milionë euro. Në këtë mënyrë Bayern duhet të flasë pikurish me spanjollët për të marrë shërbimet e mesfushorit, që ka edhe një vit kontratë me skuadrën aktuale të Kovac. Por, Mascharell ka një vlerë më të madhe se klauzola në treg, ndaj edhe Real-i ka marrë vendimin ta rikthejë atë në ekip.

Një arsye tjetër që e rikthejnë ka të bëjë me faktin që në verë lojtarë si Casemiro, Modric, Kroos, Kovacic e të tjerë do të jenë në “Rusi 2018” dhe Mascharell do të jetë pjesë e skuadrës së Zinedine Zidane gjatë fazës përgatitore. Kjo do të jetë mundësi e tij për të bindur stafin teknik. Nëse vlen, qëndron, ndryshe shitet më shumë se 4 milionë euro dhe llogaritë e Real Madrid-it janë në rregull. Në Munich e konsiderojnë një përforcim të rëndësishëm dhe janë gati të bëjnë një ofertë të mirë për të, ndërsa nga ana tjetër në Spanjë po mendojnë të mos përforcojnë një rival direkt në arenën ndërkombëtare. Por nuk duhet harruar, mes klubeve shpesh ka pakte “zotërinjsh”…

Related posts

U SHPALL “LOJTARI I NDESHJES” NË KUPË/ Asllani pritet titullar dhe në kampionat krah Çalhanoglusë

F.autor

MARRËVESHJA DREJT FINALIZIMIT/ Shkëmbim mes Atletico Madrid dhe Arsenal për yjet…

Delo.autor

DEKLARATA E LEGJENDES ARGJENTINASE/ Ju tregoj çfarë dua nga Ancelotti

Isa.Autor

Leave a Comment