Futboll Seria A Sport

“JANË THËNË SHUMË TË PAVËRTETA PËR ÇËSHTJEN E KONTRATËS”/ Ylli Dibala: Shpejt e vërteta do të mësohet nga të gjithë

Paulo Dibala ishte lojtari që të gjithë prisnin te Juventusi, pas së cilit sulmuesi argjentinas kërkon të shfryjë, pas të gjithë heshtjes së madhe që e ka shoqëruar në këtë moment negativ të tijin, por në të njëjtën kohë me përqafimin ndaj Pirlos largoi edhe zërat se mes tij dhe trajnerit kishte një krisje të madhe.

Paulo, sa ju frenonte mungesa e golit?

Mendoj se për ne sulmuesit shënimi i golit është ajo doza e besimit, ai oksigjeni që kemi nevojë të punojmë më fort.

Dhe unë kisha nevojë pikërisht për këtë. E di që prej disa kohësh kisha humbur rrugën, nuk kisha besim qoftë edhe në stopimin e një topi, por mendoj se i hoqa një barrë të madhe vetes. Me kishte marrë malli që të kisha të gjithë shokët e mi sipër meje, për te festuar një gol timin.

Kur shihnit veten gjatë kësaj periudhe në televizor, çfarë mendonit?

Shumë gjëra. Kur mendoja për sezonin e kaluar se çfarë gjëra marramendëse kisha bërë dhe i krahasoja me paraqitjet e mia sivjet, ishte totalisht e kundërta. Rishihja çdo ndeshje timen, përpiqesha që të korrigjohesha edhe në stërvitje, por ishte shumë e vështirë. Truri më punonte me 1000 kilometra në orë dhe kjo ishte e gabuar.

Mund të themi se tashmë Dibala është rikthyer?

Të shohim ndeshjet e ardhshme. Unë dua të shënoj, të ndihmoj sa më shumë Juven dhe jam i lumtur për këto 3 pikë në Xhenova.

Çfarë kishte brenda ai përqafim mes juve dhe Pirlos?

Jo, me trajnerin kam një marrëdhënie fantastike. Është e vërtetë që Pirlo nuk flet shumë, por me mua nuk është kursyer. Ai më ka dhënë shumë besim dhe kur të tjerët më sulmonin. Më ka mbrojtur gjithmonë.

Po mos ndoshta ju kanë bezdisur bisedat për kontratën?

Ah, kjo çështja e kontratës… Është folur shumë, por fatkeqësisht janë thënë shumë të pavërteta. Në qarkullim ka shumë njerëz që kanë gënjyer për shifrat, kanë dashur të më vënë kundër tifozët e Juves. Por e vërteta është që unë e dua Juventusin, nuk dua miliona, nuk kam kërkuar asgjë që përflitet, aq më tepër në këtë periudhë krize. Por shpejt e vërteta do të mësohet nga të gjithë.

Pra, nesër mund ta vëmë titullin: “Dibala do qëndrojë te Juvja”?

Patjetër. Të qëndroj që më gjatë këtu është ende dëshira ime.

Sot luajtët gati 30 minuta së bashku. Sipas jush është e mundur që të bashkëjetojë tredhëmbëshi Ronaldo-Morata-Dibala?

Pa dyshim që po, por është po kaq e vërtetë që mbi diçka të tillë duhet punuar. Trajneri ka një ide loje të tijën, por tani na takon ne lojtarëve që të japim më të mirën tonë, në çdo rol që zbatojmë. Pirlo po më kërkon që të luaj si sulmues dhe unë duhet të punoj që ta bind.

Related posts

HUMB VENDIN E TITULLARIT TEK BAVAREZËT/ Boateng përgatit “tradhtinë” e madhe ndaj Bayernit, ja ku do transferohet

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Sheiku arrin të firmosi me lojtarin e Borussia Dortmund… (VIDEO)

Delo.autor

Skënderbeu-Luftëtari/ Ekipi i Dajës për vazhdimësi, Lika beson te surpriza në Korçë

Q.Autor

Leave a Comment